Jump to content

Kercimi latin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kërcimi latin është një etiketim i përgjithshëm dhe një term zhargon i garave të kërcimit me partnerë. I referohet tipeve te kercimeve ne ballo me origjinë në Amerikën Latine.

Kategoria e kercimeve te ndryshme latine përmban Cha-cha-cha , Rumba, Samba, paso doble, si dhe jive (dance) me origjinë në SHBA.[1][2]

Kërcimet sociale perfshijnë Salsa , Mambo, Merengue, Tumba, Bachata, Bomba , Plena, dhe Argjentina tango. Ka shumë kërcime te cilat ishin shumë të populluara në pjesën e parë të shek.XX, por që tani shërbejnë vetëm per interes historik. Kërcimi Kuban(The Cuban danzón) është një shembull i mirë.[3]

Perreo është një kërcim Puerto-Rikan, i lidhur me muzikën Reggaeton me muzikën Xhamjakane dhe ndikimin Karabian. Kërcimet popullore të Argjentines përfshijnë chacarera, gato , escondido dhe zamba. Kërcimet popullore Boliviane folk janë morenada, kullawada, caporales dhe së fundmi tinku. Në Kolumbi një nga kercimet tipike është cumbia.[4][5]

Bachata është një kërcim me origjinë nga Republika Domenikane, ku emrin dhe emrin e ka marre nga muzika Bachata me kitarë. Kercimtarët lëvizin nga njëra anë në tjetrën, në formë të katër-hapëshit, tre hapa anash te shoqeruara me nga një pushim. Mbi të gjitha, kërcimi ka të bëjë më shumë me të lëvizurit trupin e stil sesa hapat e lartpërmendur.

Cha-Cha-Cha, ka origjinën ne Kuba, ngjajshëm me stilin Mambo. Sidoqoftë, pas levizjeve bazike te hapave përpara ose mbrapa dhe ndalesave të shkurta mes atyre hapave, Cha Cha Cha shton një tre-hapësh të shpejtë. Kjo i jep kërcimit edhe emrin Cha-Cha-Cha pasi ata që kërcejne i numerojnë hapat si Cha-cha-cha.

Mambo gjithashtu ka origjinën në Kuba. Ajo që e bën të veçantë është 3-hapëshi që lëviz përpara pastaj mbrapa, ndërkohë që pauzon njërën këmbë, pastaj tjetrën. Njëri nga partnerët bën lëvizjen mbrapa, ndërkohë qe tjetri bën lëvizjen përpara. Edhe pse Mambo është një kërcim i cili kërcehet nga dy persona, Mambo është parë edhe ne ushtrime të aerobisë.

Rumba ka rrënjët në këngët Kubane. Rumba konsiston në dy hapa të shpejtë dhe pastaj i treti është më i ngadalshëm. Dancers use a box-like pattern to guide their movements.

  1. ^ Lavelle, Doris 1983. Latin & American dances. 3rd ed, Black, London, p108.
  2. ^ The reason jive is included with the latin dances is because its dance style is similar: "... a non-progressive dance which can be danced in a small space when the floor is crowded". and "The hold is similar to latin dances" [meaning, it is quite different from the modern or ballroom dances]. Silvester, Victor 1977. Dancing: ballroom, latin-american and social, 105/6. ISBN 0-340-22517-3. Teach Yourself Books
  3. ^ Santos, John. 1982. The Cuban Danzón (liner notes). New York, Folkways Records FE 4066
  4. ^ Box, Ben (1992). South American Handbook. New York City: Trade & Travel. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) At the beginning of each chapter (except the Guianas) is a section on "Music and Dance" written by Nigel Gallop, an Englishman, fluent in Spanish and Portuguese, who lived and worked in almost every country of South America.
  5. ^ Box, Ben; Cameron, Sarah (1992). Caribbean Islands Handbook. New York City: Trade & Travel. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Dance information is provided under "Culture" headings.


Stampa:Dance-stub