Jump to content

Kinna (Dardania)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Chinna ishte një vendbanim ilirë i cili shtrihej në luginen e Drinit të Bardhë, në afërsi të qytezës së sotme Klinë në Kosovë.[1] Këtë vendbanim të hershëm me emrin Chinna, e hasim te Ptolemeu që në vitet 87‐150 (në hartën e Ptolemeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihet në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si “kin” në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina.[2] Ky vendbanim ishte i populluar nga Dardanët.[1]

  1. ^ a b Gail Warrander; Verena Knaus (2008). Kosovo: the Bradt travel guide (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 166. ISBN 9781841621999. Marrë më 2011-07-02.
  2. ^ https://web.archive.org/web/20211115173851/https://kk.rks-gov.net/kline/wp-content/uploads/sites/15/2020/08/Profili-i-komunes-se-Klines.pdf

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]