Kisha e Shën Mëhillit (Berat)
Pamja
| Kisha e Shën Mëhillit (Berat) | |
|---|---|
Kisha e Shën Mëhillit | |
| Lloji | Arkitekture |
| Vendndodhja | Berat, Shqipëri |
| Koordinatat | 40°42′17″N 19°56′48″E / 40.704836°N 19.94665°E |
| Organi drejtues | DRKK Berat |
| Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Kriteret | I |
| Nr. i referencës | BR080 |
| Tipologjia | Kryq I Brendashkruar Pa Mbështetje Të Brendshme |

Kisha e Shën Mëhillit është një kishë ortodokse mesjetare jashtë kalasë së Beratit në Shqipëri, e vendosur mbi një kodër të qytetit. Kisha mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XIV dhe i dedikohet Shën Mëhillit.[1][2]
Përshkrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha është e vogël dhe është e ndërtuar në juglindje të kalasë së Beratit në Shqipëri, mbi një shkëmb të thepisur. Kapela është në formë kryqi dhe e ndërtuar pa një suport të brendshëm, me një kupolë në formë mburoje dhe një narteks në pjesën juglindore.[3] Muret janë të ndërtuara në një kombinim tullash të kuqe dhe gur.
Brenda kishës kanë mbetur disa nga afreskët origjinalë. Ndryshe nga kishat e tjera të Beratit proporcionet arkitekturale janë më të larta.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kisha e Shën Mëhillit shek. XIV". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2014. Marrë më 6 nëntor 2010.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ UNESCO. "Historic Centres of Berat and Gjirokastra". whc.unesco.org (në anglisht).
- ↑ UNESCO. "Proposition d'inscription soumise par l'Albanie La ville musée de Gjirokastra" (PDF). whc.unesco.org (në anglisht). fq. 350.