Jump to content

Kisha e Shna Ndout, Binçë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shna Ndout
LlojiArkitekturore
VendndodhjaBinçë, Viti, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës217

Kisha e Shën Ndout është një monument i trashëgimisë kulturore në Binçë, Viti, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Objekti, i ndërtuar prej betonarmesë, filloi të ndërtohet në vitin 1968, ndërsa përfundoi në vitin 1972. Muret e jashtme janë fasaduar me gurë të përpunuar, të cilët janë marrë në vendin e quajtur Stubllavaçë, ndërsa muratorët kanë qenë nga fshati Stubëll dhe Binçë. Kjo kishë është ndryshe nga të tjerat, krahasur me formën , si zakonisht kur bëhet ndërtimi i kishave.

Objekti i Kishës ka formë oktagonale, si rrjedhojë e mungesës së territorit së vendit, - ka thënë vetë prifti i kishës. Hyrja kryesore ndodhet në anën perëndimore , por ekzistojnë dy porta ndihmëse : njëra në anën veriore , e tjetra më anën jugore. Në sallën e lutjeve, anash hyrjes kryesore, ndodhen dy objekte të punuara nga druri, - rrëfyestoret , të cilat rrëfehen ata besimtarë që kanë bërë mëkate. Në dyshemenë e sallës së lutjeve janë vendosur stolat për besimtarët , ndërsa në njërin nga tetë këndoret, ku është improvizuar një tip abside , ndodhet prezbitumi , i ngritur 30 cm, në sipërfaqen e të cilit personeli fetar kryen shërbimet e tyre. Tabernahu, përkatësisht Shtëpia e Bukës, vendosur në djathtë të altarit, është objekti kryesor i vendosur në prezbitum. Në brendsi të prezbitumit ka një shkallë të ngritur për 20 cm, e cila improvizon një sintron ku ndodhet një karrige më e madhe se tjerat , që ta kujton katedrën.Krejt në ballë, në vijë me katedrën ndodhet kryqi i drurit me Jezusin.Janë dy shtylla të vendosur në të majtë të prezbitumit ndodhet truporja e Shën Ndout, të cilit i është kushtuar kisha, ndërsa në shtyllën në të djathtë ndodhet ndodhet një trupore e Jezusit.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]