Jump to content

Kisha e Shën Gjergjit (Nokovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Gjergjit (Nokovë)
Kisha e Shën Gjergjit (Nokovë) is located in Earth
Kisha e Shën Gjergjit (Nokovë) (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaNokovë, Gjirokastër, Gjirokastër, Shqipëri
Koordinatat40°08′41″N 20°10′17″E / 40.144722°N 20.171389°E / 40.144722; 20.171389
Ndërtuar1772
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar188610.06.1973
Nr. i referencësGJ096
TipologjiaObjekt kulti(kishë)

Kisha e Shën Gjergjit (Nokovë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Nokovë, rrethi i Gjirokastrës, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "188610.06.1973".

Kisha e Shën Gjergjit në Nokovë është e ndërtuar në vitin 1772 dhe përbën një rast të vecantë për mbulimin me qemer vetëm të nefit qëndror. Kisha përbëhet nga narteksi në anën perëndimore, naosi me ambientin e alatarit dhe një hajat me cati druri mbi shtylla druri në anën veriore në tërë gjatësinë e kishës. Në kishë hyhet nëpër derën e naosit në anën veriore. Përballë saj, në portik, është ndërtuar më vonë një këmbanare. Narteksi ka një shtyllë në mes dhe mbulohet me cati e tavan druri. Narteksi lidhet me naosin me një derë në murin në mes të tyre që ka dhe dy dritare anash, dhe ndricohet nga dritarja jugore. Naosi ndahet me tre nefe nëpërmjet dy arkadave me dy shtylla e tre harqe secila. Nefi qëndror, i formuar në këtë mënyrë, mbulohet me qemer cilindrik me drejtim lindje – perëndim. Nefet anësore, ndryshe nga të gjithë kishat e tipit, mbulohen me tavan të rrafshët dërrase. Nga një vrojtim mbi tavan rezulton se edhe catia është prej druri. Naosi ndricohet nga dy dritare mbuluar me arkitrarë druri në anën jugore. Ambienti i altarit ndahet nga naosi me një ikonostas druri. Ai ka bemen me absidën gjysëm rrethore, pa dritare, protezisin dhe diakonikonin me nga dy nike në murin lindor dhe një në atë anësor. Ambienti i altarit ndricohet nga dy dritare në murin jugor dhe një dritare rrethore mbi absidën. Absida është zbukuruar me nëntë nike të ngushta mbuluar me hark dhe përfundojnë me një kornizë me një rresht dhëmbësh sharre.

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GJIROKASTRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 11 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]