Kisha e Vërtetë e Jezusit
Appearance
Kisha e Vërtetë e Jezuzit, True Jesus Church, është një kishë e pavarur pa denominacion e themeluar në Peking, Kinë më 1917. Kryetari i zgjedhur i tanishëm i Asamblesë Ndërkombëtare TJC është Prift Yung-Ji Lin. Ka rreth 1,5 milion anëtarë në gjashtë kontinente. Kisha është një ndarje kineze nga dega pentecostale e fesë kristiane që doli më fillim të viteve 1900.
Dhjetë besimet kryesore të kishës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Duke pranuar Shpirtin e Shenjtë, dëshmuar duke folur në gjuhë, është garancion i trashëgimisë suaj të Mbretërisë së Qiellit.”
- “Pagëzimi me ujë është sakrament për largimin e mëkateve dhe për rigjenerim. Pagëzimi duhet të bëhet në ujë natyral të lëvizshëm, siç është lumi, deti apo burimi. Pagëzuesi, i cili tashmë ka marrë pagëzimin e ujit dhe Shpirtit të Shenjtë, bën pagëzimin në emër të Jezu Krishtit Zot. Personi që pagëzohet duhet të jetë tërësisht i zhytur në ujë me kokën e përkulur dhe me fytyrë teposhtë”.
- “Sakramenti i larjes së këmbëve mundëson që të jemi pjesë e Jezusit Zot. Po ashtu shërben si rikujtesë e përhershme që duhet të kemi dashuri, shenjtëri, përulësi, falje dhe shërbesë. Secili që ka marrë pagëzimin e ujit duhet t’i lahen këmbët në emër të Jezu Krishtit. Larja e këmbëve të njëri-tjetrit duhet të bëhet kurdo që është e përshtatshme.”
- “Kungimi i shenjtë është sakrament për të përkujtuar vdekjen e Jezu Krishtit Zot. Na bën të mundur të marrim pjesë nga mishi dhe gjaku i Zotit tonë dhe të jemi në komunion me Atë kështu që ne do të kemi jetë të përjetshme dhe të ngritemi në Ditën e Fundit. Ky sakrament duhet të mbahet sa më shpesh që është e mundur. Përdoret vetëm një bukë e shenjtëruar dhe lëng rrushi.”
- “Dita e Sabathit, dita e shtatë e javës (e shtunë), është Ditë e Shenjtë, e bekuar dhe e shenjtëruar nga Zoti. Duhet të kalohet nën hirin e Perëndisë për të përkujtuar krijimin dhe shëlbimin e Zotit dhe me shpresën e paqes së pasosur në jetën që vjen.”
- “Jezu Krishti, Fjala që u bë mish, vdiq në kryq për shëlbimin e mëkatarëve, u ringjall në të tretën ditë dhe u ngrit në qiell. Ai është shpëtimtari i vetëm i njerëzimit, Krijuesi i qiellit dhe tokës, dhe Zoti i vetëm.”
- “Bibla, që përbëhet nga Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re, është e frymëzuar nga Zoti, e vërteta e vetme e shkruar, dhe standardi për jetën krishtere.”
- “Shpëtimi është i dhënë nga mëshira e Zotit nëpërmjet besimit. Besimtarët mbështeten në Shpirtin e Shenjtë që ta ndjekin shenjtërimin, ta nderojnë Zotin dhe ta duan njerëzimin.”
- “Kisha e Vërtetë e Jezusit, e themeluar nga Jezu Krishti Zot përmes Shpirtit të Shenjtë gjatë kohës së “shiut të dytë”, është kthimi te kisha e vërtetë e kohës Apostolike.”
- “Ardhja e dytë e Zotit do të jetë në Ditën e Fundit kur Ai do të zbresë nga qielli për ta gjykuar botën: të drejtit do ta fitojnë jetën e pasosur, përderisa të ligët do të dënohen përjetësisht.”