Jump to content

Kisha e Zotit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Themeluesi i këtij fraksioni është Herbert W. Armstrong 1893-198?), i cili nën ndikimin e adventistëve dhe të lëvizjes së izraelitëve të Britanisë, kishte një mendim eklektik. Komuniteti priste Kohën e Fundit dhe llogarinë e fundit. Ithtarët e këtij komuniteti punonin që me anë të Biblës të shkatërrojnë teorinë e darvinizmit. Kishin një organizatë misionerike të fortë, disa revista të ndryshme dhe në bazë të numrit të lexuesve është supozuar se ishin deri në 4 milionë ithtarë. Në vende të ndryshme të botës, me anë të botimeve dhe të shtypit, e kanë vazhduar veprimin aktiv misionerik. Revistat, si Klar und Wahr, janë prej revistave më të shpërndara edhe në Turqi.


Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]