Jump to content

Kisha paleokristiane në Nikadin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha paleokristiane në Nikadin
LlojiArkeologjike
VendndodhjaNikadin, Ferizaj, Kosovë
NdërtuarAntikitet i Vonë (shekulli IV-VI)[1]
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3606

Kisha paleokristiane në Nikadin është një monument i trashëgimisë kulturore në Nikadin, Ferizaj, Kosovë.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Kisha u zbulua gjatë viteve 1960, kur u zbulua një artefakt shumë i rrallë dhe mbase unik për trevën e Kosovës, një kapak sarkofagu, apo arkë për vendosjen e kufomës, tërësisht nga guri gëlqeror i mermerizuar në trajtë të çatisë së shtëpisë, ku dominojnë dekoret me motive antropomorfe (figurë njeriu) në akse dhe motive floreale në front. Ky kapak sarkofagu i përket periudhës romake fundi I shekullit III e.s. fillimi i shekullit të IV e.s. Në vendin ku është gjetur kapaku i sarkofagut, u zhvilluan disa sondazhe arkeologjike (2007) që rezultuan me gjurmë të një kishe me përmasa jo të mëdha. Ndonëse mjaft e dëmtuar, kisha i përket periudhës së krishterimit të hershëm (shekujt IV-VII e.s.), e plotësuar me disa spolje (material i ripërdorur) të plastikës dekorative sepulkrale të periudhës romake (shekujt III-IV e.s.).[1]

  1. ^ a b Databaze e trashegimise kulturore te Kosoves. "Kisha paleokristiane në Nikodin". Ministria e Kultures, Rinise, dhe Sporteve, Kosove. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 nëntor 2017.
  2. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]