Kisve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kis´ve në maj 2016

Kisve (Kiswah, Arabisht: كسوة الكعبة‎, kiswat al-ka'bah) është një mbulesë që e mbulon QabenëMekë. Mbulesa ndryshohet çdo vit (sipas kalendarit hixhri), në ditën e nëntë të muajit Dhul-hixhe, ditën ku pelegrinazhët vizitoj Malin e Arafatit gjatë Haxhit.[1]

Kostoja e tanishme e bërjes kiswah është SAR 17,000,000 (~ 4,532,951.01 USD). Mbulimi është 658m2 dhe është bërë nga 670 kg mëndafshi. Qëndisja përmban 15 kg fije ari. Përbëhet nga 47 copë rroba dhe çdo copë është 14 metra e gjatë dhe 101 cm e gjerë. Kisve është mbështjellë rreth Qabes dhe fiksohet në bazën e saj me unaza bakri. Qëndisja e hartuar me dorë e ajeteve Kur'anore ngadalë po ndihmohet nga kompjutera, duke rritur kështu shpejtësinë e prodhimit.[2]

Historia[redakto | përpunoni burim]

Para pushtimit të Mekës, Kurejshët nuk e kanë lejuar që profeti Muhammed dhe muslimanët tjerë të merrnin pjesë në shtrirjen e mbulesës. Pas pushtimit, Muhammedi dhe muslimanët e lanë si ishte dhe vendosën të mos bëjnë asgjë deri kur një grua aksidentalisht e djegu Qabenë. Muhammedi pastaj shtriu mbulesën me një mbulesë nga Jemeni.[1]

Gjatë kohës së Muhammedit, Kisve u ndryshua dy herë në vit - para muajit të Ramazanit dhe pastaj gjatë Haxhit.[3] Pastaj shumë kalifët e shquar kanë pasur rregullat e tyre mbi kiswah. Muevije I mbulonte Qabenë dy herë në vit, së bashku me ndihmën e Abdullah ibn ez-Zybejr, dhe Abdylmelikun. Ata sollën në fuqi efektin e mëndafshit tradicional.

El-Nasir, Kalifi Abbasid, krijoi praktikën e tanishme të veshjes së Qabesë me vetëm një Kisve në një kohë, duke zëvendësuar zakonin e dikurshëm të lejimit të Kisve të vjetër për të grumbulluar njëra mbi tjetrën. Kur El-Nasir e kryente Haxhin në vitin 160 pas hixhretit, ai pa se Kisve i akumuluar mund të shkaktojë dëme në Qabe, dhe prandaj dekretoi që vetëm një Kisve duhet ta mbulojë Qaben në çdo kohë.

Kalifi el-Ma'mun, e mbuloi Qaben tri herë në vit, çdo herë me një ngjyrë të ndryshme: të kuqe në ditën e tetë të muajit Dhul-hixhe, gabati i bardhë në ditën e parë të muajit Rexheb dhe një tjetër brokadë e kuqe në njëzet e nëntë të muajit Ramazanit. Më vonë, El-Nasir e mbuloi Qaben me të gjelbër; ai dhe El-Ma'mun nuk u pajtuan me ndryshimet e shpeshta të ngjyrave dhe u kthyen në zi, ngjyra e vetme që është përdorur për Kisve. Kisve i Zi i mbështetur nga tradita profetike, disa e lidhën këtë me Betejën e Qerbelasë.

Prodhimi[redakto | përpunoni burim]

Kisve u prodhua në Egjipt deri në vitin 1962. Ka pasur mbulesa të kuqe, jeshile ose të bardha në shekujt e kaluar, por tani ajo është gjithmonë e zezë me kaligrafi të arit të qëndisur.

E bërë nga mëndafshi me vargje nga Kur'ani i ngjitur në fije ari, gjithmonë ekziston një fragment në Haxh dhe vargje të tjera nga pjesë të ndryshme të Kur'anit.

Shumë nga mjeshtrit kanë punuar në fabrikë në distriktin Um el-Xhud të Mekës gjatë gjithë jetës së tyre, por ata do të dalin në pension së shpejti, pasi një brez i ri po stërvitet për të vazhduar tregtinë.[4]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Qiswa, Kiswah & Kaaba". www.aulia-e-hind.com. Marrë më 2016-07-18. 
  2. ^ Islamic Voice article Kiswa: Dressing up God's Abode Vol 14-02 No:158 * FEBRUARY 2000 / Shawwal 1420H
  3. ^ "The Kaaba and the Kiswa". Arab News. Marrë më 2004-01-22. 
  4. ^ "The Saudi factory that stitches the Kaaba's gold-laced cover". www.thenational.ae. Marrë më 27 gusht 2017.