Mali i Arafatit
Mali i Arafatit (Arabisht: جبل عرفات; transliterimi: Xhabal ‘Arafāt) është kodër graniti në lindje të Mekës. Arafati është një rrafshinë rreth 20 km në juglindje të Mekës dhe ka lartësi prej 70 metra. Sipas traditës Islame, Profeti Muhammed(a.s) mbajti Hytben e Lamtumirëse myslimanëve që e kishin shoqëruar për Haxhin drejt fundit të jetës së tij. Myslimanët gjithashtu thonë se është edhe vendi ku Ademi dhe Hava u ribashkuan në tokë pas rënies nga Qielli. Është vendi ku Adami u fal, prandaj njihet edhe si Mali i Mëshirës (Xhabl-ar-Rahmah). Një shtyllë është ngritur për të treguar vendin ku ndodhi lartpërmendja.
Më ditën e 9-të të muajit të Dhul-hixhes, pelegrinët shkojnë në Arafat nga Mina, për pjesën më të rëndësishme të haxhit. Hytbeja e haxhit mbahet dhe namazi i drekës dhe i pasditës falen së bashku. Pelegrinët kalojnë gjithë ditën në mal për t'iu lutur Allahut që t'i falë mëkatet e tyre dhe të luten për forcë personale në të ardhmen.
Haxhi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ritualet e Arafatit përfundon në perëndim të diellit pastaj shkojnë në Muzdalife për namazin e mbrëmjes dhe e shkurtojnë namazin e natës dhe pushojnë për një kohë të shkurtër.
Mali i Arafatit është një vend i rëndësishëm në Islam, sepse gjatë haxhit, pelegrinët kalojnë pasditen atje në ditën e nëntë të Dhul-hixhes. Dështimi për të qenë i pranishëm në fushën e Arafatit në ditën e kërkuar e zhvlerëson pelegrinazhin.