Shko te përmbajtja

Namazi i Iqindisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Namazi i Iqindisë, ose i njohur ndryshe si namazi i pasdites, është namazi që falet pas drekës deri në perëndim të diellit.

Namazi i iqindisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koha e namazit

Fillon që nga koha kur hija e cilitdo objekt arrin gjatësinë e tij deri para perëndimit të diellit.

Përbërja e namazit

Namazi i pasdites përbëhet prej 8 (tetë) rekatësh. Nga këto, 4 (katër) rekatë janë sunet dhe 4 (katër) rekatë janë farz.

Falja e namazit

Fillimisht thirret ezani, pastaj falen 4 rekatët sunet. Pas tyre thirret ikameti dhe falen 4 rekatët farz.

Vlera e namazit

(Seksion i paplotësuar)

Falja e namazit me imam

(Seksion i paplotësuar)

Lutja pas namazit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

O Zot! Pranoje namazin që fala! Ma lehtëso vdekjen time. Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin. Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]

O Zot! Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i armikut të fesë. Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit! Muslimanët nderoji me shpëtim![2]

O Zot! Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]

O Zot! Babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar![4]

Ashtu qoftë! (Amin!)[5]

Emri Koha Sunete Farze Sunete të fundit Vitër
SABAHU Para lindjes së Diellit 2 Rekat 2 Rekat s'ka s'ka
YLEJA Pasdite gjer ne Iqindi 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat s'ka
IQINDIA Pas dreke gjer në perëndim të Diellit 4 Rekat 4 Rekat s'ka s'ka
AKSHAMI Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci s'ka 3 Rekat 2 Rekat s'ka
JACIA Nga akshami gjer në mesnatë 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat 3 Rekat
  1. El hamdulil-lahi Rabbil âlemin. Essalâtu vesselâmu alâ resûlinâ Muhamedin ve Alihî exhmeîn.
  2. All-llahummagfir verham ve ente hajru-r-râhimîn. Teveffenî muslimen ve ehliknî bissâlihîn. All-llahummagfir-lî ve li validejje ve li ustadhije ve lilmu'minî ve-l-mu'minât jevme jekûmu-l-hisâb.
  3. All-llahumme inneke afuvvun kerîmun tuhibbu-l-afve fa'fu annî.
  4. All-llahumme innî es'elukessihhate vel-âfijete ve-l-emanete ve husne-l-hulki verridâe bilkaderi bi rahmetike ja errhamerr-rrâhimin.
  5. Kitâb-us-Salât (LIBRI I NAMAZIT), Përgatitur nga: Hasan Yavash, Përshtatur në shqip nga: A. Gjinishi, Informata mbi botuesin: http://www.hakikatkitabevi.com