Adami dhe Eva
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Adami dhe Eva ishin sipas Biblës në Librin e zanafillës, në kreun 2 deri 5 çifti i parë njerzor i krijuar nga Perëndia, dhe prindërit e mbarë njerzimit.
Ademi (nga hebr. אָדָם , Adam; = "tokë, dhé, ose "njeri") u krijua nga Perëndia prej dheut (argjilës), pastaj atij iu hukat fryma e jetës. Pasi Perëndia krijoi njeriun (krijesa e fundit në krijimin e botës), ai e vendosi atë në një kopësht të quajtur Eden (shiko Parajsa). Vetmia e mërziti Adamin, kështuqë Perëndia "mendoi" t´i krijonte atij një shoqe. Ai e vuri Adamin në gjumë , i hoqi një brinjë dhe krijoi prej saj bashkëshorten e tij. Adami ishte i kënaqur me të, dhe e quajti atë Hava (חַוָּה = E gjalla ose Jeta).
Pikëpamja judeokristiane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krijimi i Adamit dhe zhvillimi i pasardhësve të tij
Historia e krijimit në librin e Zanafillës është unike ndër tregime të ngjashme të lashtësisë. Në shumicën e filozofive të lashta dhe të feve pagane, njerëzit besonin në një lloj metamorfoze gjinish, në një gjenezë spontane, madje edhe në atë se gjithësia lindi nga marrëdhëniet seksuale ndërmjet perëndive! Tregimi i Zanafillës nuk është të këtij lloji. Përkundrazi, tregimi është shkruar me qëllim që ta kundërshtojë pikëpamjen idhujtare të kombeve pagane të lashtësisë, të cilat e adhuronin diellin, hënën dhe yjet. Për këtë arsye është theksuar roli i vërtetë i trupave të tillë qiellore. Nga ana tjetër, tregimi i Zanafillës nuk është shkruar në terminologjinë e shkencës bashkëkohore, por në një stil të thjeshtë që mund të kuptohet në çdo kulturë dhe në çdo kohë. Është e qartë se Perëndia dëshiron që krijesat e tij, sidomos fëmijët e tij, ta shohin kozmosin nga pikëpamja e tij. Kozmosi nuk është një vend i ftohtë pavetor dhe pa kuptim: nuk evoluoi nga vetvetja. Tregimi është shkruar në një terminologji personale të përzemërt. Toka jonë shumë e bukur u krijua nga Perëndia i dashur, por i gjithëpushtetshëm, si vendbanim për njerëzit. Për t’u bindur, mjafton ta krahasojmë planetin tonë me planetët e tjerë të sistemit tonë diellor. Sidoqoftë, ka disa vështirësi që paraqiten për mentalitetin shkencor të shekullit tonë, të cilat do të t’i shqyrtojmë si më poshtë . 1) Tregimi përshkruan krijimin e jetës në planetin tonë e jo krijimin e kozmosit, megjithëse përmendet kalimthi se Perëndia krijoi edhe kozmosin. Me dukjen e diellit dhe hënës vetëm në ditën e katërt, thek-sohet se Perëndia është krijuesi i dritës, e jo këta trupa qiellore të hyjnizuar nga paganët.
2) A janë «ditët» ditë të vërteta? Siç duket, theksi i tregimit është krijimi i menjëhershëm i çdo faze me urdhrin e Perëndisë. Perëndia i gjithëpushtetshëm dha urdhër dhe gjithçka u bë. Atje ku Perëndia vepron kështu, nuk ka nevojë për periudhat e gjata të kohës. Edhe në qoftë se ditët i interpretojmë si faza të veprimtarisë, pikëpamja e autorit përjashton mundësinë e ekzistencës së periudhave prej miliona vjetësh. Ajo s’është aspak e shkruar nga pikëpamja evolucioniste. Disa mendojnë se «ditët» janë mënyrë didaktike ose liturgjike e paraqitjes së lëndës, por na vjen vështirë ta pranojmë se skema 6-ditorshe e punës dhe 1-ditorshe të pushtimit të themelohet vetëm mbi një figure letrare: ajo duhet të themelohet mbi një realitet (si p.sh. Pasha themelohet mbi ngjarjet reale të çlirimit dhe Daljes nga Egjipti) . 3) Rendi i krijimit, në kapitullin e parë, siç duket, nuk pajtohet me rendin në kapitullin e dytë. Por, nuk është ashtu. Kapitulli i dytë nuk na paraqit një tregim paralel, por merret me marrëdhëniet: marrëdhënia ndërmjet Perëndisë dhe njeriut, njeriut dhe punës, njeriut dhe kafshëve, dhe ndërmjet burrit dhe gruas. Kapitulli i dytë, gjithashtu, na përgatit skenën e veprimit të kapitujve të mëtejshëm: tundimi, rënia në mëkat dhe dëbimi nga kopshti etj. Me fjalë të tjera, rendi në kapitullin e dytë nuk është kronologjik, por tematik. Mjerisht, sot, shumë njerëz nuk e marrin seriozisht tregimin biblik të krijimit. E kjo është për dy arsye: A) Libri nuk është shkruar në terminologjinë shkencore të shekullit XXI.
B) Mendohet se libri është në kundërshtim me zbulimet e shkencës, por duhet vërejtur se:
1) Tregimi i krijimit është shkruar me një terminologji që mund të kuptohet nga njeriu i rëndomtë në çdo shekull.
2) Tregimi i krijimit është në kundërshtim me njëfarë filozofie materialiste, por jo me shkencën e vërtetë, e cila përcaktohet si neutrale.
Zhvillimi i kombeve të lashtësisë
Në Bibël pohohet se të gjitha racat rrjedhin nga Adami, dhe kështu, të gjithë njerëzit kanë trashëguar qëndrimin e tij mëkatar dhe kanë solidarësi me të. Por a është kjo e mundur nga pikëpamja gjenetike dhe shkencore? Në Bibël jepet historia e zhvillimit të individëve deri te familjet, dhe nga familjet deri te popujt, dhe nga popujt deri te kombet. Për këtë mund të lexohet në kapitujt e parë të Zanafillës, dhe veçanërisht në të ashtuquajturën tabelë të kombeve në kap. 10. Historia e rritjes së vrullshme të popullsisë botërore në librin e Zanafillës është përzgjedhëse: autori interesohet vetëm për gjenealogjinë e njerëzve besimtarë midis rritjes së prishjes morale. Lexojmë p. sh. se kishte njerëz të tjerë në kohën e Kainit dhe Hevelit, të cilët ishin në gjendje të hakmerreshin me Kainin. U kalkulua se nga vdekja e Adamit (jetoi 930 vjet) mund të ketë pasur një popullsi prej 20 miliona njerëzish, në qoftë se rritja e riprodhimit ishte e njëjta si e jona sot. Ka mundësi që gjenealogjitë në Zan 1-12 (10 emra nga Adami deri te Noahu, dhe 10 emra nga Noahu deri te Avrahami) të jenë përzgjedhëse. Por, pasi përmbytja i shkatërroi të gjithë (përveç Noahut me familjen e tij), çështja që na intereson është zhvillimi I popullsisë duke filluar nga përmbytja e madhe.
a) Nga familjet deri te kombet: lënda rregullohet në mënyrë të atillë që nënkuptohet se ndarja gjuhësore e Babelit u përgjigjej familjeve dhe se çdo ndarje e tillë presupozon se do të kishte një tokë (vend), ku çdo familje mund të banonte dhe të punonte, dhe se grupet e tilla familjare do të zhvilloheshin në kombe. Veprat 17,26 i përgjigjet kësaj ideje. Prej një njeriu krijoi të gjithë popujt e njerëzimit, që të banojnë në tërë sipërfaqen e tokës; (me mirësinë e tij) u jep stinë e vendbanime.
b) Ka mundësi që Shemi të jetë autori i listës, sepse ai i vë në listë pasardhësit e tij deri te brezi i pestë në disa raste, kurse gjenealogjia e Hamit zgjerohet vetëm deri te brezi i tretë, dhe ajo e Jafetit vetëm deri te brezi I dytë. Kjo do të shënojë se Shemi e humbi kontaktin me shumicën e të afërmve të tij pas ngatërrimit të gjuhëve dhe shpërndarjes së madhe.
c) Shemi e dinte nga profecia e Noahut se ai ishte njeriu i zgjedhur për të transmetuar dijeninë e Perëndosë së vërtetë si dhe premtimeve të tij ndaj breznitë e mëparshme.
d) Ndarja e tokës së populluar, për të cilën bëhet fjalë kur thuhet se ajo ndodhi në ditët e Pelegut, do t’i referohet ndarjes gjuhësore dhe geografike që identifikohet me ngjarjet që pasonin ato të Kullës së Babelit. Në qoftë se Pelegu lindi pak pas shpërndarjes, s’është çudi që Everi të përkujtojë një ndodhi aq të rëndësishme në emërimin e birit të tij (i cili do të thotë «ndarje»). S’ka të ngjarë se bëhet fjalë për largimin e ngadalshëm të kontinenteve nga njëri-tjetri.
e) Sigurisht u bënë shtegtime nëpër urat tokësore te ngushtica e Beringut dhe tek ajo e Malajzisë, kur niveli i detit ishte më i ulët se sa është tani, gjatë shekujve pas përmbytjes, kur shumica e ujërave të tokës ishte e ngrirë në sheshinat e mëdha kontinentale të kohës së akullnajave. Përdorimi i anijeve as nuk mund të përjashtohet në jug, kurse krahinat që janë tani shkretëtira (Sahara, Arabia e tj.) gëzonin një periudhë shiu, ku ujërat e bollshme ishin në gjendje të mbanin zhvillimin e qytetërimeve nëpër botë.
f) Këtij procesi shtegtimi dhe zhvillimi kulturor nuk i nevojitej epoka të gjata, siç e parafytyrojnë ithtarët e evolucionit. Përkundrazi, mbarë bota u popullua brenda disa brezash. Ky proces zhvillimi do të ketë zgjatur rreth dy shekujve, ose më gjatë, në qoftë se ka intervale në gjenealogjitë. Arkeologët e kohës së fundit kanë konstatuar se qytetërimi u duk pothuajse bashkëkohësisht në të gjitha pjesët a botës, vetëm para disa mijë vitesh. Gërmadhat e vendeve të ngulura, kur erdhi një grup i ri në një krahinë gjatë dyndjes, naturisht japin të kuptojnë për evolucionistin se ka të bëjë me një qytetërim të kohës së gurit, por ka të ngjarë se ato pasqyrojnë një situatë shumë përkohëse. Porsa të gjendeshin lënda për fabrikimin e keramikës dhe metaleve, kohën e gurit e zëvendësoi koha e bronzit ose koha e hekurt. Ekonominë fshatare e zëvendësoi pas pak urbanizimi, ndërsa shtohej popullsia dhe zhvilloheshin lënda të përshtatshme për ndërtim. Siç duket, ky model u përsërit herë pas here. Ndërsa fisi shpërngulej në një krahinë të pazbuluar, do të gjente vend të përshtatshëm në malësi për mbrojtje, (por pranë burimit ose lumit dhe pranë rrafshinave lymishtë për furnizimin e ujit dhe ushqimit) dhe pastaj do të përpiqej të vendoste një fshat. Megjithëse anëtarët e fisit sigurisht e dinin zanate të dobishme si bujqësi, ekonomi kafshore, keramikë, metalurgji e tj., ata nuk mund t’i përdornin menjëherë. Duheshin zbuluar, minuar dhe shkrirë shtresa metalesh: argjilë e përshtatshme duhej gjetur për fabrikimin e tullave dhe pocërisë, kafshët duheshin rritur dhe të lashtat duheshin mbjellë. Të gjitha këto mund të kenë zgjatur disa vjet. Ndërkohë, fisi duhej të mbijetonte duke gjuajtur, zënë peshk dhe mbledhur fruta dhe arra. Shtëpi të përkohshme duhej ndërtuar prej guri, në qoftë se ishin në dispozicion, ose prej lëndësh druri ose madje edhe në shpella. Sigurisht shumica e dëshmive për kulturën paleolitike dhe neolitike të njeriut të hershëm, kur interpretohen siç duhet, s’janë veçse dëshmi për luftën e vështirë për mbijetim nga ana e fiseve të vogla njerëzish gjatë shekujve të hershme pas përmbytjes së madhe. Në qoftë vendi i ngulur nga fisi ishte i dëshirueshme, një fis tjetër e më i fortë do të vinte për ta dëbuar dhe kulturën e parë do ta zëvendësonte një kulturë e ndryshme. Disa fise rriteshin me shpejtësi dhe zhvilloheshin në kombe të forta, kurse disa të tjerë rriteshin vetëm ngadalë, pastaj amulloheshin, prisheshin dhe në fund shuheshin.
g) Ndërsa çdo njësi familjare dhe fisnore u largua nga Babeli, çdo grup zhvilloi jo vetëm kulturën e tij të veçantë, por edhe trajtat e tij fizike dhe biologjike të veçanta. Pasi ata mund të komunikonin vetëm me njësinë e tyre, s’kishte më mundësi të martoheshin jashtë grupit. Prandaj u desh të krijonte familje të reja të përbera nga të afërmit e ngushtë, të paktën gjatë shumë brezave. Pranohet gjenetikisht se variacione dalin shumë shpejt brenda një popullsie të vogël që shumëzohet, por vetëm shumë ngadalë brenda popullsisë së madhe që ndërzihet. Në rastin e dytë, vetëm gjenat dominuese do të dalin si trajta fizike brenda popullsisë, duke pasqyruar shumë a pak trajta mesatare, edhe në qoftë se trajta të veçanta rrijnë të fshehur në magazinën gjenetike të popullsisë. Përkundrazi, në një popullsi të vogël, gjenat, të cilat janë zakonisht recesive (të fshehura) në popullsi të mëdha, mund të dalin në shesh madje edhe të dominojnë në këta kushte. Kështu, pas disa brezash ndërzimi, mund të dalin trajta të veçanta të ngjyrës së lëkurës, lartësisë, përbërjes së fllokave, trajtave të fytyrës, temperamentit, rregullimit ndaj mjedisit dhe të tjerat, dhe të lidhen me fise dhe kombe të veçanta. Pasi popullsia e botës ishte ende relativisht e re, dhe pasi, para përmbytjes, kishte qenë minimumi i rrezatimit nga mjedisi (në saje të baldakinit ujor që rrethonte atmosferën e tokës dhe që largonte me filtrim një rrezatim të tillë) që mund të shkaktonte mutacione gjenetike, s’kishte ende asnjë rrezik gjenetik nga ndërzimi. Por pas kalimit të shumë shekujve, akumulimi i mutacioneve dhe rreziku i cenave gjenetike ishte bërë aq serioze, saqë Zoti e shpalli të paligjshme çdo martesë gjaktrazuese (Kodi priftëror 18,6-14).
Natyrisht, me kalimin e kohës, ndërsa njerëzit mësonin gjuhët e njëri-tjetrit, ndodhi krushqi, dhe kështu, procesi lëvizi në drejtim të kundërt, siç e shohim sot. Por është me interes të konstatohet se, në të dy rastet, faktori vendimtar është bariera gjuhësore. Por, në përgjithësi, fenomeni i kombeve të dalluara u bë i përhershëm.
h) Zhvillimi i religjionit: të gjitha kombet, ndërsa ato po shpërndaheshin, mbanin disa njohuri për Perëndinë e vërtetë të qiellit, megjithëse kjo njohuri u bë gjithnjë e më shumë e dobët me kalimin e kohës. Kombet mbanin traditat e ngatërruara për përmbytjen e madhe, si dhe për shpërndarjen nga Babeli. Përkujtimet e tyre të pasakta për Shpëtimtarin e premtuar ishin të ngatërruara në sisteme të ndryshme flijimesh kafshore (madje edhe flijimesh njerëzore), për të fituar favorin e shpirtrave të këqij që qeverisnin, siç duket, jetën e tyre të përditshme. Me kalimin e kohës, këta shpirtra u identifikuan me forcat e natyrës në një gjithësi të mbyllur. Këtij fenomeni duhet shtuar hyjnizimi i heronjve të lashtë si dhe zhvillimi i sistemit babilonas të paganizmit të organizuar që u shpërnda nga ithtarët e tij deri në skaj të botës.
i) Rrënimi i Adamit dhe Evës në mëkat: si pasojë e rebelimit të tyre kundër Perëndisë, çdo pasardhës i tyre trashëgon një naturë kryengritese si dhe një gjendje juridike negative të fajësisë. Ky virus është i gjithmbarshëm.