Klara Buda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Klara Buda.JPG

Klara Buda është shkrimtare, eseiste dhe gazetare shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klara Buda është lindur në Elbasan. [1] Pas studimeve universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, ajo ndryshon drejtimin fillestar – atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në École Pratique des Hautes Études, në degën metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Diplôme d’Étude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në [2] dhe në Radio France Internacionale. [3] Duke filluar nga viti 1999 është gazetare e specializuar në RFI dhe në vitin 2005 bëhet shefe e edicionit të lajmeve. Ne vitin 2006 emërohet shefe e redaksise shqipe të rfi të cilën e drejtoi deri në vitin 2010.

Romani i saj Kloroform është pritur shumë mirë nga kritika. Në ketë roman, Klara Buda përshkruan gjithë absurditetin e një sistemi lirivrasës. Por ishuj lirie - diku më të shtrirë e diku më të plotë - ruajnë shpirtrat nga shkatërrimi dhe i ndihmojnë individët të mbijetojnë, edhe pse nën diktaturë. Përmes një rrëfimi mjeshtëror, Klara Buda pohon kështu pamundësinë e çdo sistemi, sado i tmerrshëm qoftë ai, për ta shkatërruar tërësisht idealin e lirisë.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kloroform: roman. Botimet "Dudaj". 2009.  978-99943-0-139-3. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Matoshi, Halil (6 September 2010). "Une génération perdue. Sous anesthésie". Courier International (në frëngjisht). Marrë më 26 April 2016.
  2. ^ "Parcela e lirisë së Klara Budës". Lajme.Al. 21 January 2016. Marrë më 26 April 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Thompson, Yann (11 January 2012). "Plans sociaux (4/5). Des formations sans lendemain ?". France TV Info (në frëngjisht). Marrë më 26 April 2016.