Jump to content

Klasifikimi i Materieve Magnetike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për nga vetitë magnetike materiet ndahen ne materie lineare dhe jolineare. Në disa materie vektoret B dhe H nuk jane kolinear dhe quhen anizotropike. Mirëpo në këtë nivel studimi vëmendja do të përqendrohet vetëm te materiet izotropike, te të cilat vektort B dhe H janë kolinear.

Në materiet magnetike më e rëndësishme është vlera e permeabilitetit magnetik. Duhet theksuar se kjo madhësi mund të matet në mënyrë indirekte duke matur induksionin magnetik. Bazuar në permeabilitetin magnetik, materiet magnetike klasifikohen në: Materiet diamagnetike  Materiet paramagnatike Materiet ferromagnetike

Materiet diamagnetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë materie të cilat, kur të gjenden në fushën e jashtme magnetike, magnetizohen ne kahun e kundërt të kahut të vektorit të intensitetit të fushës magnetike. Ndjeshmëria magnetike e këtyre materieve është madhësi negative, andaj për këtë arsye permeabiliteti relativ i tyre është më i vogel se një (1), µr<1,ndërsa permeabiliteti µ është me i vogël se ai i hapësirës së zbrazët, µ<µ₀.Në këtë grup të materieve magnetike bëjnë pjesë: bismuthi, bakri, plumbi, argjendi, zinku, gazrat, uji etj.

Susceptibiliteti magnetik i këtyre materieve sillet prej -0.21 x 10-8  deri në -1.6 x 10−5, praktikisht do te thote se permeabiliteti relativ i këtyre materieve është përafersishtë i barabartë me një µr ≈ 1. Pra, në këto materie llogaritjet praktike bëhen si në hapesirën e zbrazët, pra llogatitet me µ₀. Efekti i këtyre materieve kur këto futen në fushën e jashtme do të trajnohen në një paragraf të veçantë.

Materiet paramagnetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri paramagnetike vjen nga fjala e vjetër greke para që do të thotë paralel.Shkopi i ndërtuar nga kjo materie, kur vendoset në fushën e jashtme magnetike, ai vendoset paralel ndaj vijave të fushës. Edhe në këto materie shfaqen vetitë e materieve diamagnetike, pra induktohet një moment magnetik shtesë i cili e kundërshton fushën e jashtme, mirëpo magnetizmi për shkak të paramangenitzmit është më i shprehur, kështu që efekti i dobesimit të fushës në këto materie është pothuajse i papërfillshëm. Pra, kur këto materie vendosen në fushën e jashtme magnetike, ato shkaktojnë një fushë magnetike plotësuese, e cila mbivendoset me fushën e jashtme, d.m.th të dy fushat mblidhen. Kësisoj, induksioni magnetik rezultues është me i madh se ai që do te ishte në mungesë të materies paramagnetike. Ky grup I materive karakterizohet me µ>µ₀,µr>1.Në këtë grup bëjnë pjesë: platina, alumini, volframi, kallaji etj.

Materiet ferromagnetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në praktikën e inxhinierisë elektrike, si materie magnetike, kryesisht përdoren materiet ferromagnetike. Emri i tyre rrjedh nga përfaqësuesi kryesor i tyre që është hekuri. Në këtë pjesë: hekuri, nikeli, kobalti dhe aliazhet e tyre. Këto materie karakterizohen me dy veti të veçanta. Në to mund të mekembet fusha magnetike me induksion shumë të lart (nr laborator deri në 30 T) me intensitete të fushës magnetike relativisht të dobëta. Për shkak të kësaj vetie këto materie përdoren për ndërtimin e bërthamave të makinave elektrike-gjeneratorëve, transformatorëve, elektromagneteve, magneteve permanente etj. Vetia e dytë e këtyre materieve është se këto materie nuk jane lineare, gjë që vështirëson zbatimin e tyre sidomos në llogaritjet praktike. Nga kjo del se përshkueshmëria e tyre nuk është konstante, por varet nga intensiteti i fushës magnetike. Materiet ferromagnetike karakterizohen me µ>>µ₀,µr>>1. Esenca e vetive ferromagnetike qëndron në faktin se te shumica e këtyre materieve janë me strukturë kristalore. Interaksionet e molekulave te këto materie janë shumë më të shpehura se ne materie të tjera. Rolin kryesor e luajne momentet magnetike te spinave, qe marrin pjesë shume aktive e këto interaksione. Si rezultat i kësaj, në donemë të tëra të materies vektorët e momenteve magnetike drejtohen në drejtim të njejtë, dhe për këtë arsye këto domene vetvetiu magnetizohen. Këto domene quhen domenet e Vajsit dhe janë me përmasa të rendit 0.01 mm. Këto domene mund të vërehen me mikroskop. Domenet e vajsit, në gjendjen e pamagnetizuar te materies, ku shigjetat paraqesin momentet magnetike. Nese kjo materie vendoset në fushën magnetike të jashtme në çfarëdo drejtimi, ajo do të veprojë në momentet magnetike te domeneve me tendencë që të gjithë momentet të drejtohen në drejtim dhe kahe të veprimit të fushës. Formimi i domeneve të Vajsit, përveç që varet nga vete materia ,vatet edhe nga temperatura e saj. Magnetizimi i domeneve është maksimal në temperaturën zero absolute, ndërsa zvogëlohet me rritjen e saj. Për secilën materie ferromagnetike ekziston temperatura e caktuar, e quajtur pika e Kyrit Tk në të cilën domenet e Vajsit zhduken plotësisht, pra materia humb vetitë ferromagnetike dhe shndërrohet në materie paramagnetike.Temperaturat e Kyrit janë relativisht të larta, kryesisht më të larta se ato në të cilat përdoren këto nmaterie. Kështu, për hekurin kjo temperaturë është Tk=1047 K, për nikel Tk=645 K,për kobalt Tk=1422 K etj.