Jump to content

Klaus Kilian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klaus Kilian (27 shkurt 1939 - 28 maj 1992) ishte një historian dhe arkeolog i njohur gjerman. Për një periudhë ai drejtoi departamentin e arkeologjisë së përgjithshme dhe arkeologjinë krahasuese në Institutin Arkeologjik Gjerman (DAI) në Bonn. Në vitet 1976-1982, ai udhëhoqi arkeologjinë në Tiryns dhe nga viti 1987 në Sri Lanka, në bashkëpunim me S. Bandaranayake dhe projektin UNESCO-Sri Lanka në vendin protohistorik të Ibbankatuwa dhe në kompleksin monastik të Pidurangala pranë Sigiriya. Ai ka botuar shkrime dhe studime edhe mbi arkeologjinë italiane dhe greke.[1] [2]

  1. ^ "KILIAN, Klaus – Persons of Indian Studies by Prof. Dr. Klaus Karttunen" (në anglishte amerikane). 2017-02-16. Marrë më 2024-03-25.
  2. ^ Kilian, Klaus (1985). "Përshëndetja e Prof. Klaus Kilian (RFGj)". Iliria. 15 (2): 39–39.