Kliton Nesturi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kliton Nesturi prozator, poet, publicist dhe dramaturg shqiptar

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kliton Nesturi lindi në Tiranë, më 13 tetor 1971. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi. Prej më se njëzet e pesë vjetësh është pjesë e jetës letrare dhe e shtypit shqiptar.

Prozator, poet, publicist dhe dramaturg, Kliton Nesturi është një ndër autorët me individualitet të spikatur. Krijimtaria e tij shquhet për larmi temash dhe zhanresh, në të cilat lexuesi ndesh fatin e mjaft personazheve, që në jo pak herë është edhe fati i tij.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]