Jump to content

Kodra Vindhjagiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkallët që të çojnë në majë të kodrës Vindhyagiri

Vindyagiri është një nga dy kodrat e qytetit të Shravanabelagolas në shtetin indian Karnataka. Ndërsa kodra tjetër është Chandragiri. Kodra është e famshme për statujën gjigande të Gomateshëaras.

Statuja e Bahubalit mes monumenteve në kodrën Vindhyagiri

Kodra e madhe është e përmendur për herë të parë si "Per kavappu" (që do të thotë i madh - Kalbappu) në shekullin e VIII, por historia e saj fillon me atë të Gommateshwaras në fundin e shekullit të X. Një shekull e gjysëm më vonë qyteti u emërtua Gommatapura, sipas emrit të kolosit, por kodra vetë nuk u identifikua me një emër të veçantë. Emri i tanishëm "Vindhyagiri" thuhet se rrjedh nga vim, shpirt dhe dhya, meditim, duke qenë vendi i shenjtëruar nga rishit që meditonin mbi shpirtin suprem.

Kodra është rreth 1002 metra mbi nivelin e detit dhe ngrihet 133 metra mbi nivelin e terrenit. Kolosi i Gommateshwaras në krye të saj mbizotëron gjithë luginën. Mitologjia xhainiste thotë se kolosi i parë i Bahubalit u vendos nga Bharata në Paudanapura. Statuja e Gommateshwaras është një statujë monolitike 17 metra e lartë. Ajo i është kushtuar shenjtit të hyjnizuar xhainist Bahubali. Statuja u ndërtua rreth vitit 983 dhe është një nga statujat më të mëdha në botë.[1] Ndërtimi i statujës u financua nga ministri dhe komandanti i dinastisë perëndimore Ganga, Chavundaraya. Në vitin 981, Chavundaraya, e shndërroi një shkëmb në krye të kodrës në një kolos.[2] Duke zgjedhur një hapësirë strategjike midis poplave, ai ndërtoi gjithashtu edhe një portikë (Akhanda Bagilu i tanishëm) me një panel të madh të Gajalakshmit që zbukuron porcionin e tij të sipërm.

  1. ^ Heinrich Zimmer: Philosophies of India; redaktuar nga Joseph Campbell, 1953, botuar për herë të parë në prill 1952, Routledge & Kegan Paul Ltd, London, E.C. 4; isbn 978-81-208-0739-6, fq. 212
  2. ^ Vilas Adinath Sangave: Aspects of Jaina religion; 2006, botimi i 5-stë, botimi i parë në vitin 1990, Bharatiya Jnanpith, isbn=81-263-1273-4, fq. 206
  • Vilas Adinath Sangave: Aspects of Jaina religion; 2006, botimi i 5-stë, botimi i parë në vitin 1990, Bharatiya Jnanpith, isbn=81-263-1273-4.
  • Heinrich Zimmer: Philosophies of India; 1953 botuar për herë të parë në prill 1952, redaktuar nga Joseph Campbell, Routledge & Kegan Paul Ltd, London, E.C. 4, isbn 978-81-208-0739-6.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]