Shko te përmbajtja

Kukureci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Kokoreç)

Kukureci është një lloj ushqimi karakteristikë në kuzhinën tradicionale shqiptare.[1] Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar. Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.[2]

Për 4-5 persona duhen:

Zorrë 1 palë, të brendshme 300 gr kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle

Historia dhe emrat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas gjuhëtarit dhe filologut grek Georgios Babiniotis, fjala greke κοκορέτσι (kokorétsi) rrjedh nga shqipja kukurec.[3]Megjithatë, sipas gjuhëtarit turko-armen Sevan Nişanyan, fjala shqipe kukurec është një huazim nga serbo-kroatishtja dhe bullgarishtja kukuruza (që fillimisht donte "kalli misri"), dhe ai pohon se fjala greke nuk rrjedh drejtpërdrejt nga shqipja, por të dyja janë huazime të pavarura nga gjuhët sllave jugore (duke u bazuar në ngjashmërinë vizuale të dish-it të mbështjellë me kallirin e misrit). Këto dy pikëpamje janë të cituara gjerësisht në burime si Wikipedia dhe lexikone etimologjike, duke reflektuar debatin linguistikor për origjinën e termit në kontekstin ballkanik të ndikimeve të ndërsjella gjuhësore.[3]

  1. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2021. Marrë më 30 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. https://portalb.mk/673673-kukurec-i-pjekur-i-shtepise-shije-speciale-nga-tradita/
  3. 1 2 "Kokorec: Turkish Word, Greek Creation?" (në anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Definimi i kukurec tek WikiFjalori

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Kukureci.