Jump to content

Kolaborimi horizontal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një vajzë nga Montelimar, e cila po kryen dënimin e prerjes së flokëve, pasi është akuzuar për bashkëpunim me pushtuesit gjerman.

Kolaborimi horizontal ose Bashkëpunimi horizontal u shfaq si një formë e veçantë e konceptit të bashkëpunimit me pushtuesit në Luftën e Dytë Botërore, pas përfundimit të saj.

Fillimi i çlirimit të Francës, u shoqërua me identifikimin e grave, të cilat në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kishin bashkëpunuar me pushtuesit nazistë gjatë pushtimit gjerman (1940-1944), duke pranuar të kryenin marrëdhënie seksuale apo ofruar shërbime të tjera. Pas luftës, ky lloj bashkëpunimi u dënua publikisht. Gratë e ashtuquajtura bashkëpunëtore, turpëroheshin në publik, duke ju rruar kokën, një formë poshtërimi që është përdorur gjerësisht në Evropë që prej Mesjetës.

Gjatë pushtimit gjerman të Francës (1940-1944), shumë gra filluan të kishin marrëdhënie me ushtarët gjerman. Shumë prej tyre ishin nëna të reja, të mbetura vetëm pasi burrat e tyre ishin në frontin e luftës ose në kampet e robërve të luftës. Shumë historianë e kanë parë këtë fenomen si një mënyre mbijetese për gratë bashkëpunëtore dhe fëmijët e tyre, në mes të shkatërrimit dhe varfërisë së shkaktuar nga lufta.

Ndërsa shumë nga këto marrëdhënie franceze dhe gjermane ishin të detyruara, kishte dhe raste kur bashkëpunimi bazohej në një lidhje romantike. Pavarësisht shakqeve, pas përfundimit të luftës gratë e quajtura bashkëpunëtore u persekutuan dhe u bënë objekt i poshtërimit publik.[1]

  1. ^ "Bashkëpunimi horizontal: Si vepruan francezët me gratë tradhtare pas largimit të gjermanëve". Gazeta Tema. 25 korrik 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)