Jump to content

Kolë Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kole krasniqi)

Lindi më 27.11.1961 në Gllaviçicë, komuna e Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Pejë. Në vitin 1985 u diplomua në Fakultetin JuridikUniversitetit të Prishtinës. Ndërsa në vitin 1992, mbron me sukses të lartë temën e magjistraturës me titull: "Roli i Enteve Ndëshkuese Përmirësuese të tipit të Hapur në risocializimin e personave të dënuar dhe në pengimin e kriminalitetit" dhe fiton titullin shkencor "Magjistër i Shkencave Juridiko-Penale". Përpos punimit të magjistraturës në Universitetin e Prishtinës ka shkruar edhe këto punime shkencore: "Ekzekutimi i masave edukative të mbikëqyrjes së shtuar në Jugosllavi" (1989) dhe "Masat edukative gjatë periudhës 1976 - 1985 në Komunën e Pejës me theks të posaçëm të masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar" (1990). Me 1994 fillon studimet e doktoraturës në Universitetin e Vjenës. Në qershor të të njëjtit vit, u punësua në cësinë e Praktikantit Gjyqësor në Gjykatën Supreme të Vjenës, në Austri. Në vitin 1996, në gjuhën shqipe dhe gjermane botoi librin me titull "Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe harmonisë kombëtare te shqiptarët". Në qershor të vitit 1998, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës mbrojti me sukses të lartë temën e doktoraturës me titull "Terrorizmi ndërkombëtar me vështrim te posaçëm të sulmeve në Austri dhe masave efektive për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar". Që nga viti 2005 është profesor i rregullt në Kolegjin Universitar “FAMA”. Ndërsa në vitin 2007, u emërua Dekan i Fakultetit Juridik dhe Drejtor i "Institut për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit", pranë këtij kolegji. Deri në shtator të vitit 2009, ishte angazhuar edhe si ekspert pranë Shërbimit Federal për Çështje të Azilit në Austri. Në vitin 2009, në disa revista prestigjioze gjermane kishte botuar studimin me titull "Disa veçori karakteristike të krimit të organizuar në Kosovë dhe shtete tjera të Ballkanit Arkivuar 20 shkurt 2017 tek Wayback Machine". Kolë Krasniqi është autor edhe i librit "Terrorizmi-Nderkombetar", botuar në vitin 2005 në Tiranë dhe në vitin 2010 në Prishtinë.