Shko te përmbajtja

Kolegjet e Botës së Bashkuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vendndodhja e Kolegjeve

Kolegjet e Botës së Bashkuar (Anglisht: United World Colleges (UWC)) janë një grup prej gjashtëmbëdhjetë shkollash ndërkombëtare. E themeluar gjatë Luftës së Ftohtë, lëvizja e Kolegjeve të Botës së Bashkuar ka për qëllim të nxisë mirëkuptimin midis kombeve përmes arsimit dhe me ndërveprimin midis njerëzve të rinj nga kultura të ndryshme, që jetojnë dhe punojnë së bashku. Studentët janë të përzgjedhur nga e gjithë bota për dy vitet e fundit të shkollës së mesme, në bazë të meritës dhe pa marrë parasysh statusin e tyre financiar ose përkatësinë etnike, fetare apo formimin arsimor.


Organizata e Kolegjeve të Botës së Bashkuar (UWC) është një fondacion britanik që përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë kolegje, të cilat ndodhen në: Kanada, Hong Kong, Indi, Italia, Norvegji, Singapor, Swaziland, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Venezuela, Mbretëri e Bashkuar, Kosta Rika,Bosnje-Hercegovinë, Hollandë, Gjermani, Armeni dhe në Kinë. UWC ka gjithashtu National Commities (Komitete Kombëtare) në më shumë se 140 vende dhe një rrjet prej më shumë se 40.000 të diplomuar nga më shumë se 181 vende.


Kolegjet e Botës së Bashkuar zakonisht pranojnë studentë të cilët janë nga 16 deri në 18 vjeç. Çdo UWC zakonisht përfshin ndërmjet 200 dhe 300 studentë nga rreth 90 vende të ndryshme të botës.

KolegjiVendndodhjaData e Themelimit
United World College of the AtlanticMbretëria e Bashkuar1962
United World College of South East AsiaSingapor1971
Lester B. Pearson College of the PacificKanada1974
Waterford Kamhlaba United World College of Southern AfricaSuazilendi1981
United World College-USAShBA1982
United World College of the AdriaticItali1982
Simón Bolívar United World College of AgricultureVenezuela1987
Li Po Chun United World College of Hong KongHong Kong1992
Red Cross Nordic United World CollegeNorvegji1995
Mahindra United World College of IndiaIndi1997
United World College Costa RicaKosta Rika2006
United World College in MostarBosnia-Herzegovina2006
United World College MaastrichtMaastricht, Hollandë2009
Robert Bosch United World CollegeGjermani2014
United World College Dilijan Armeni2014
United World College ChangshuKinë2015

Alumni të famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]