Kolegji i Troshanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kolegji i Troshanit ka qenë një kolegj arsimor i krishterë katolik hapur më 14 qershor 1882 nga françeskanët P. Mariano Pizzochini dhe P. Gian Piero Ferrari.

Themelimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy fretën të misionit françeskan në viset shqiptare, P. Marjani nga Palmanova dhe P. Gjan Piero nga Bergamo morën e dhanë për më se dy vite me Kurinë e Urdhrit dhe me Kongregacionin e Propagandës së Fesë. Ky kolegj do t'i përkushtohej marrjes së mësimeve të vendasve katolikë shqiptarë para se të shkonin për formimin e lartë kryesisht në kuvendet e Bosnies.

Breznia e parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1886 qe viti kur kreu brezi i parë i xhakonve: Zef Fishta, Martin Lushaj, Mëhill Mesi, Pashk Mitroviqi (Mazrreku), Sebastjan Paliq e Simon Vrusha (Gjadri). I gjithë ky brez shkoi për t'u shkolluar në Bosnie. Më 1888 kreu breznia e dytë, në mes të të cilëve gjendej Hilë Gjeçovi.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqyptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 18–24. ISBN 99927-789-1-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)