Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Energji Atomike
Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Energji Atomike (AEC) ishte një agjenci e qeverisë së Shteteve të Bashkuara e themeluar pas Luftës së dytë Botërore nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për të kontrolluar zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë atomike. Presidenti Harry S. Truman nënshkroi Aktin e Energjisë Atomike më 1 gusht, 1946, duke transferuar kështu kontrollimin e energjisë atomike nga ushtria në duart e civilëve, i cili hyri në fuqi më 1 janar 1947.
Ky veprim reflektoi optimizmin Amerikan të pasluftës, ndërsa Kongresi deklaroi se energjia atomike nuk do të përdorej vetëm për Armë Atomike për mbrojtjen e kombit, por edhe për promovimi e paqes në botë, përmirësimin e mirëqenies publike dhe forcimin e konkurrencës së lirë në ndërmarrjet publike. Nënshkrimi ishte kulmi i shumë muajve debat mes politikanëve, planifikuesve ushtarak dhe shkenctarëve atomik mbi fatin e këtij burimi të ri të energjisë. Presidenti Truman caktoi David Lilienthal si kryetarin e parë të AEC.
Kongresi i dha komisionit të ri civil fuqi të jashtëzakonshme dhe pavarësi për të vazhduar me misionin e tij. Në mënyrë që Komisionit t'i jipej e drejtë e veçantë pë punësimin e shkenctarëve dhe profesionistëve , të punësuarit e Komisionit ishin të pavarur nga sistemi i Shërbimit Civil. Për shkak të nevojës për siguri të lartë, të gjitha fabrikat e prodhimit dhe reaktorër nuklear ishin pronë e qeverisë, ndërsa të gjitha informatat teknike dhe rezultatet e hulumtimeve ishin nën kontrollin e Komisionit. Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Laboratore Kombëtare të Energjisë u themelua nga fabrikat e Projektit Manhattan. Laboratori Kombëtar Argonne ishte një ndër laboratorët e parë të autorizuar nën këtë legjislacion si fabrikë e kontraktuar dhe e dedikuar në përmbushjen e misionit t ri të Komisionit.
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Buck, Alice L. Një Histori e Komisionit për Energji Atomike. Departamenti i ShBA për Energji, DOE/ES-0003. July 1983. PDF file
- Richard G. Hewlett; Oscar E. Anderson. The New World, 1939-1946. University Park: Pennsylvania State University Press, 1962.
- Richard G. Hewlett; Francis Duncan. Atomic Shield, 1947-1952. University Park: Pennsylvania State University Press, 1969.
- Richard G. Hewlett; Jack M. Holl. Atoms for Peace and War, 1953-1961: Eisenhower and the Atomic Energy Commission. Berkeley: University of California Press, 1989.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |