Transporti hekurudhor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komunikacioni hekurudhor)
Shko te: navigacion, kërko
Urë hekurudhore

Transporti hekurudhor. - është dega më e vjetër e transportit në botë, e cila ka shkaktuar revolucion në transport dhe ka luajtur rolin e pionierit në qarkullimet masive turistike. Në kontinetet ku është zhvilluar ky lloj i transportit rëndësia e tij varej nga kushtet objektive të atyre viseve. Në kontinentin e Amerikës veriore është zhvilluar me një shpejtësi të madhe (në Kanada dhe në SHBA) në gjysmën e dytë të shekullit XIX, për arsye të lidhjeve dhe të kolonizimit më të shpejtë të viseve të Perëndimit të Afërt dhe të Largët, përkatësisht për t’i lidhur bregdetet e Oqeanit Atlantik me ato të Paqësorit. Mirëpo, hekurudha e parë ekonomike është ndërtuar në Britani të Madhe, në vitin 1825, e cila ka lidhur qytetin Stokton me Darlington, më 1827 me hekurudhë janë lidhur Liverpuli me Mançesterin, kurse agjencia turistike e parë në botë Cook and Son, më 1841 organizoi udhëtimin turistik prej qytetit Lajçester për në Laftborou.

Rock Climbing Mississippi Palisades (24) (460939475).jpg