Konkurrenca brendallojore
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Konkurrenca është njëri ndër faktorët biotikë të rëndësishëm. Konkurrenca ndërmjet gjallesave të një komuniteti mund të lindë kur nevojat e tyre për ushqim,ujë e territor janë të kufizuara.Pra,konkurrencë kemi çdoherë kur dy ose më tepër individë apo popullata shfrytëzojnë të njëjtat burime të mjedisit,të cilat janë në sasi të pamjaftueshme. Njëri tip i konkurrencës është atëherë kur njëri nga konkurruesit është agresiv ndaj të tjerëve,si p.sh.,në mbrojtjen e partnerit seksual,gjahut,territorit etj., Tipi tjetër i konkurrencës është kur ndërmjet individëve apo popullatave nuk ka veprim të drejtpërdrejtë si në rastin e parë,por në këtë rast njëri nga konkurruesit shfrytëzon burimet e mjedisit duke pakësuar në këtë mënyrë sasinë e tyre për të tjerët.