Jump to content

Vrana Konti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kont Urani)
Busti i Vrana Kontit.

Vrana Konti ose Kont Urani (italisht: conte d'Urana ose Brana Conte; 1389[1] - 1458) ka qenë një prijës ushtarak arbër që u shqua gjatë luftërave arbro-osmane si njëri prej komandantëve të Skënderbeut, duke qenë gjithashtu ndër këshilltarët më të afërt të tij. Me shumë gjasa qe pjesë e zotërve të vegjël feudal të lidhur me Kastriotët, dhe është e mundshme të kishte lidhje farefisnore me ta. Në rininë e tij qe mercenar ndër ushtritë e Alfonsit të Madhnishëm. Titulli kont me të cilin iu shqua emri nuk kishte të bënte me rangun fisnikëror të cilit i përkiste, por statusit si personalitet me rëndësi në mjedisin ku veproi.

ishte një kont Italian nga Napoli i shekullit të 15-të dhe një nga bashkëpuntorët më të afërt e Gjergj Kastriot . Deri në vdekjen e tij në 1458 ai ishte këshilltar i Skënderbeut dhe një nga komandantët e tij më të mirë..

Vrana Konti ka marrë pjesë në të gjitha betejat e mëdha të Skënderbeut deri në 1458. Ai është i njohur kryesisht për rezistencën e tij si komandant i garnizonit shqiptar gjatë rrethimit të parë të Krujë. Atij iu propozua nga Sulltani Murati i II një shumë e madhe parash dhe një post i nivelit të lartë në administratën e osmanëve si një kusht për dorëzimin e tij, por ai e refuzoi këtë ofertë. Në kulturën shqiptare ai është i përfaqësuar zakonisht si një njeri i mençur dhe këshilltar i Skënderbeut [2].

  1. ^ Biemmi, Giammari, Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-Begh, 1756, fq. 153
  2. ^ Noli, Fan Stylian, George Castroiti Scanderbeg (1405–1468), International Universities Press, 1947