Jump to content

Kontrasti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kontrasti vjen nga frëngjishtja contraste : ndryshim i madh, kundërshti. Kontrasti ndërtohet duke vene përballe në mënyre te theksuar dy karaktere njerëzore, dy sende a dukuri, por duke kundërvene figura a tablo te tera, jo ane ane te veçanta, si te antiteza.

Kontrasti tregon një kundërshti te fuqishme, një skajshmëri te dyfishte. Ajo që i jep fuqi me te madhe kontrastit është se figurat vihen afër njëra-tjetrës. Midis antitezës dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.

Për shembull :

Në romanin në vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit, që është i matur e gjakftohte, i vihet përballe një shok gjaknxehte e shume i rrëmbyer siç është Lenski.

Ja një shembull kontrasti nga letërsia shqiptare :

Kur nenat tona halleshumta
mbështetnin kokat sipër trungut,
ajo porosiste në vende te huaja
kolltukë te modës me te fundit.
Kur nenat tona stomak boshe
punonin njëzet ore në dite,
ajo urdhëronte një shërbëtore
ta krihte me krehër te florinjte.
(Ndoc Gjetja - Kontrast)

Për te dyja strofat, dy vargjet e para janë në kontrast me vargun e trete e te katërt.