Korça franceze
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
1917-1920. Rivaliteti italo-grek dhe si u vendosen francezet në Korçë ? Cilat ishin qëllimet strategjike. Kush qene arritjet në infrastrukture, ekonomi e shkollim. Kujtimet e një ish luftëtari francez te luftës se pare, i cili u mor edhe me pas me studime për Shqipërinë.
Repart i këmbësorisë franceze trupat kryesore të të cilës kanë qënë të përqendruara në Korçë Jacques Bourcart [1891-1965] oficer i Legjionit te nderit është një nga shkencëtaret me te përmendur në France në fushën e gjeografisë dhe gjeologjisë. Ky anëtar i akademisë franceze dhe shef i katedrës se gjeologjisë në Sorbone, e kaloi një pjesë te rinise te tij si i mobilizuar në trojet shqiptare. Ai brodhi pothuajse te gjithë vendin prej nga nxori edhe një libër me shënime udhëtimi Shqipëria dhe shqiptaret te botuar nga shtëpia Dituria. Por ketë pasion te rinise se tij ku ai studioi shume gjeografinë e gjeologjinë e vendit Bourcart e kaloi edhe te studentet e tij te cilët vazhduan pas vdekjes se tij studimet e profesorit te tyre për Shqipërinë. Në tekstet tona autori francez njihet si themeluesi i gjeografisë fizike te Shqipërisë Juglindore. Por edhe si një udhëtar i pasionuar pas këtij vendi. Por pjesa e shkëputur për botim nga Klan i përket periudhës kur ai, i përfshire në armatën e lindjes se ushtrisë franceze u vendos në Shqipëri gjate kohës se luftës se dyte botërore.
Kur në vitin 1916 te papriturat e luftës çuan një njësi te vogël franceze te pushtonte Korçën, flamuri tringjyresh francez ringjalli aty kujtime te vjetra. Epoka e kryqtarëve franke dhe roli i princërve te familjes Anzhu në Shqipëri, nuk ishin harruar. Por mbi te gjitha në Shqipëri ishin ende gjalle kujtimet napoleoniane, si ndërhyrja në brigjet e Adriatikut dhe shkatërrimi i Republikës se Venedikut, krijimi i Principatave Iliriane, marrëdhëniet e Ali Pashe Tepelenës me Napoleonin dhe vendosja e francezeve në Ishujt Joniane. Thuhej se Napoleoni kishte ardhur vete në Shqipëri për te ringritur Mbretërinë e Skënderbeut. Në kohen e Perandorisë se tij kishte shërbyer në France një regjiment shqiptar. Ketë tradite e perterine me pas shqiptaret e Amerikës që luftuan në France gjate Luftës se Pare Botërore. Në shtegtimet e mija neper malësitë e Shqipërisë, unë kam pare shpesh dekorata, si kryqe lufte, te fituar nga shqiptare edhe në betejën me te famshme për francezet gjate luftës se pare, Verdyn.
Qëllimi që kishte ushtria franceze për te mbajtur Korçën ishte që te rrethonin Greqinë e mbretit Kostandin dhe te ndalonin agjentet gjermane te lidheshin lirisht me Athinën. Gjithashtu ai do te shqebente edhe për te krijuar lidhjet e francezeve me frontin italian, përmes rrugës Korçë- Sarande. Mirëpo që me largimin e princ Vidit, trupat greke kishin ripushtuar Korçën. Në fillim në garnizonin e qytetit kishte madje edhe një njësi te vogël serbe. Për ta shporrur atë njësi që prishte punë, guvernatori grek i Korçës u dha urdhër mullisëve që te përzienin me miellin disa lende helmuese dhe përhapi fjale se në qytet kishte rene një epidemi kolere. Pasi ia arritën qëllimit, greket mbeten zoterit e vetëm te Korçës, e cila, ashtu si e gjithë Shqipëria e Jugut u administrua sikur te ishte thjesht toke greke. Qysh kur u futen në Shqipëri njësite e ushtrisë franceze, qeveria e përkohshme greke e Selanikut, e kryesuar nga Venizellos, dërgoi në Korçë një prefekt te saj, me porosinë që sido që te vente puna, ta mbante qytetin për Greqinë. Ardhja e këtij prefekti në Korçë nuk beri gjë tjetër veçse shtoi trazirat, sepse shpërthyen grindjet midis përkrahësve te mbretit Kostandin dhe atyre te Venizellosit. Këtyre trazirave iu shtuan edhe intrigat e italianeve kundër pushtimit grek. Ndërkaq u krijuan disa çeta shqiptare, që u përkrahen dhe u mbushen me njerëz nga te gjithë ata që ishin acaruar nga dhuna e pushtimit grek, si dhe nga shume shqiptare te rrënuar nga lufta epirote, nga vëllezër dhe bij te viktimave te andarteve greke. Disa nga këto çeta luftonin vetëm për çlirimin e trevave shqiptare, si çeta e Themistokli Gërmenjit. Çeta te tjera, si ajo e Sali Butkes, armik i betuar i Esat Pashës, ishin te manovruara nga Falkenhausen, që me pare kishte qene atashe ushtarak gjerman në Athine dhe tani qëndronte në Pogradec, në brigjet e Liqenit te Ohrit.
Mirëpo në dhjetor 1916 gjenerali Seraj, që dëshironte te siguronte qetësinë e prapavijave te frontit dhe ishte njohur me se miri e me hollësi për gjendjen, dërgoi në Korçë kolonelin Dekua, i cili kishte si detyre që te ngrinte një administratë autonome, nen kontrollin francez. Prijesat shqiptare, te cilët u pyeten lidhur me ketë nisme, e pranuan menjëherë dhe kësisoj me 10 dhjetor te po këtij viti në prefekturën e Korçës u ngrit flamuri i Skënderbeut, që kishte në shtize një kravate me tri ngjyrat e Francës. Ofiqarët dhe agjentet greke u detyruan te largohen nga qyteti. Ndërkaq ata morën me vete arken e financës dhe tere kontabilitetin. U krijua një administratë shqiptare me nëpunës vendas, si dhe një Këshill i Parisë, në te cilin kishte barabar anëtare ortodokse dhe myslimane. U ngrit gjithashtu edhe një gjykate. Njëkohësisht u krijua një xhandarmeri policie dhe një xhandarmeri e lëvizshme, që përbenin sprovën e pare te atij Batalioni Shqiptar, i cili me pas, mori pjesë në mësymjet franceze. Flamuri i këtij batalioni u dekorua me Kryqin francez te Luftës. Te gjitha këto veprime u kodifikuan me një protokoll, që u miratua nga përfaqësuesit vendas dhe për te cilin u fol shume.
Këto veprime sollën menjëherë si pasoje tërbimin e grekeve, te cilët shihnin se Korça po u ikte nga duart, si dhe te italianeve te cilëve kjo krijese e re iu prishte ambiciet. Edhe vete ministria e Jashtme Franceze, Ke dOrsej u shqetësua. Mirëpo koloneli Dekua gjeti qysh në fillim bashkëpunimin me entuziast në ketë qytet, i cili ishte vatra e atdhedashurisë shqiptare. Nga ana tjetër, po qysh në fillim, ai i dha një nxitje te madhe organizimit te Kazasë autonome te Korçës. Politika e tij e clirte dhe guximtare, ecuria mjaft e mire e krijesave te reja administrative, e cila, nga ana tjetër, lehtësohej nga fillimet e organizimit te shqiptareve qysh nga koha e kryengritjeve kundër turqve, si dhe nga arsimimi i mjaft mërgimtareve te vjetër, që ishin kthyer nga Rumania ose SHBA, e bene shume shpejt kolonelin Dekua mjaft popullor. Ky popullaritet i dha mundësi atij që te largoje nga ndikimi austriak disa çeta, te cilat tani ishin te sigurta kur shihnin flamurin shqiptar që valëvitej në Korçë. Kësisoj ai përmirësoi edhe gjendjen ushtarake te trupave franceze, që kishte nen komande.
Në shkurt 1917 Divizioni 76 i Këmbësorisë, që ishte dërguar në Shqipëri, e shpëtoi nga goditjet e artilerisë austriake rrugën për në Sarande dhe beri te mundur lidhjen e forcave franceze me ato italiane. Gjate muajit gusht në frontin shqiptar u ndërmorën veprime te rëndësishme luftarake, që i dhanë mundësi njësive franceze te godasin fort armikun, që kishte bere pak punime mbrojtëse. Mësymja franceze solli marrjen e Pogradecit, në buze te Liqenit te Ohrit. Pas kësaj vijuan një sere mësymjesh fitimtare deri në dorëzimin dhe armëpushimin e Bullgarisë me 30 shtator 1918. Me pas trupat franceze depërtuan deri në Elbasan. Ndërkaq, gjate gjithë kësaj kohe, në prapavije vazhdonte organizimi i administratës. Marrëveshjet e arritura pas armëpushimit me Gjermaninë e lanë në vend pushtimin francez, i cili vazhdoi po në te njëjtat kushte. Unë nuk i di arsyet që çuan në ketë vendim. Nga sa kishin deklaruar vete qeveritaret e saj, dilte që Franca nuk kishte asnjë interes në Shqipëri. Madje sipas udhëzimeve që merrte komandanti i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, ai nuk kishte te drejte as që te shtrinte me tej ndikimin tone tregtar dhe kulturor. Madje u ndalua edhe hapja e një liceu francez. Ku ishte çështja, pra? Qe te kujdeseshim për ambiciet e Venizellosit, i cili vazhdonte te kërkonte gjithnjë Korçën dhe Epirin e Veriut? Por kjo detyre ishte e pamundur që te kryhej, aq me tepër se roli që kishte luajtur pa dashje Administrata Franceze e Trevave Shqiptare ishte kryekëput fare i kundërt. Ajo ia ruajti ketë treve Shqipërisë dhe i dha qeverise se re shqiptare kuadrot e para, për te cilat kishte aq nevoje.
Roli i administratave te përkohshme franceze u ndie edhe në Kotor, në Shkodër, në Trakinë Perëndimore.
Studimi i kushteve në te cilat u krye administrimi i Trevave Shqiptare, përveçse na bën te njohur përfundimet e shkëlqyera që arritën aty një grusht francezesh, që për me tepër nuk kishin as forca te shumta ushtarake, mund te na tregoje njëkohësisht se sa besim mund te kemi tek një Shqipëri e pavarur. Organizimi i përgjithshëm i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca fillonte me një hierarki te caktuar. Në krye ishte një Komandant i Trevave, i cili e kishte selinë në Korçë, me një administratë qendrore fare te vogël. Nen urdhrat e tij ishin tre Administratore Krahinash, çdonjëri nga te cilët kishte një autonomi te madhe administrative, urdhëronte mbi drejtuesit e shërbimeve te ndryshme dhe kishte një buxhet te vetin. Pas armëpushimit detyrën e Komandantit te Trevave Shqiptare dhe atë te Administratorit te Krahinës se Korçës e kryente i njëjti oficer.
Krahina e Korçës e kishte ruajtur deri diku organizimin që përligjte dokumenti i pare administrativ i saj, pra protokolli i kolonelit Dekua. Megjithatë Ke dOrseit i dukej siku ky dokument kishte një natyre si tepër përfundimtare. Dhe kështu, me 16 shkurt 1918, duke përfituar edhe nga largimi i gjeneralit Seraj, i cili nuk ishte me aty që te mbronte veprën e tij, me një urdhër te gjeneralit Sale [Salles] protokolli në fjale u shfuqizua. Mirëpo në te vërtete ndryshuan vetëm emërtimet e organeve administrative, sepse asgjë tjetër nuk ndryshoi. Administratori i Territorit [ose shqip Qeveritari Delegat] ndihmohej nga një Këshill Konsultativ Parisë [që me pare, sipas protokollit Dekua, ishte Këshilli i Administrimit] si dhe nga disa drejtore te emëruar prej tij për financat, arsimin, policinë, punët botore, ndihmën shoqërore. Veç tyre ishin emëruar edhe disa zëvendësdrejtore për postat, pyjet, doganat, te cilët vareshin nga Drejtoria e Financave. Prej Qeveritarit Delegat varej edhe Komandanti i Trupave Shqiptare.
... vijon ...
Edhe organizimi i Krahinës se Pogradecit ishte pak a shume i njëjte.
Ndërkaq organizimi i krahinës se trete, pra i zonës asnjanëse shqiptaro?greke në token greke ishte shume me i thjeshte.
Krahinat ishin ndare në rrethe. Drejtoret e shërbimeve dhe kryetaret e rretheve ishin pa dallim ose oficere franceze, ose civile shqiptare. Kështu drejtori i financave, që ishte shqiptar, mbeti në detyrën e tij pa lëvizur qysh nga fillimi e deri në përfundimin e administrimit francez. Shihet pra se kishte pak hallka administrative, autonomi te madhe dhe ndarje te veçanta, çdonjëra prej te cilave kishte një shkalle te ndryshme zhvillimi. Krahina e Pogradecit, në pjesën me te madhe nuk kishte paguar asnjë here taksa gjate pushtimit turk. Dhe me 22 qershor kur mbaroi detyra e administrimit francez, shihej se aty ishte bere një punë e madhe. Buxheti nga disa dhjetëra mijëra franca, kishte kaluar në tre milionë franga. Te gjitha krahinat ishin administruar me rregull dhe paguanin tatime. Administrata kishte bashkëpunuar edhe me përpjekjet që bënte Ushtria Franceze për hapjen e rrugëve. Si pasoje Shqipërisë i mbeten rrugët e mëdha, në te cilat mund te kalonin automjetet, si rruga nga Korça deri në Sarande, që mirëmbahej pjesërisht nga italianet, si dhe rruga tjetër nga Korça në Follorinë, e ndërtuar tërësisht nga francezet dhe që përdorej për shërbimin postar me automjete. U ndërtua edhe rruga automobilistike nga Korça në Pogradec, pa përmendur këtu rrugët e ndërtuara thjesht për nevojat ushtarake. Veç këtyre u mirëmbajt edhe një rrjet i tere udhësh për karvanët e kuajve dhe te mushkave, që lidhte te tere fshatrat e krahinave. U ngrit edhe shërbimi i ujerave, u ndërtuan mjaft ura, u meremetuan ndërtesat publike që ishin lene pas dore.
U ngrit edhe një rrjet telefonik, që lidhte me Korçën te gjitha rrethet. Ky rrjet lidhej edhe me rrjetin kryesor telefonik te Vlorës. Drejtoria e Punëve Botore mori nga ushtria franceze materiale te shumta për punimet e mëdha te spastrimit dhe te përmirësimit ujor, që filluan te kryhen. Gjykatat e Korçës dhe te Pogradecit shqyrtonin çështje te se drejtës civile dhe penale. Ajo e Korçës merrej edhe me çështje krimesh, sepse moratoriumi i shpallur me 1912 kishte pushuar se vepruari. Por këtij organizimi gjyqësor i mungonte një Gjykate Apeli, sepse, për fat te keq nga qendra asnjëherë nuk u dha leja për ngritjen e saj. Pranë këtyre gjykatave u organizua edhe një kolegj avokatesh dhe gjate dhënies se vendimeve ishin gjithnjë te pranishëm oficere franceze. Ndërkaq puna për përshtatjen e Kodit Civil Francez dhe Kodit Egjiptian me kushtet e veçanta te Shqipërisë, kishte bere te mundur që gjykimet te jene te paanshme dhe te mbështetura në ligj. Dhe kjo gjë pëlqehej dhe vlerësohej shume në një vend te tille si Shqipëria, ku njerëzit ishin mësuar deri në atë kohe me gjykime arbitrare. Ndërkaq, edhe fale hartave te bukura, që kishte përpiluar Shërbimi Gjeografik i Armatës se Lindjes, filloi puna dhe u be e mundur që te kryhet studimi shkencor i burimeve natyrore dhe i mundësive ekonomike që kishte Treva Shqiptare e Administruar nga Franca. Se fundi u morën masat e para kundër asaj fatkeqësie te madhe te vendeve ballkanike, që është shpyllëzimi. Dhe ashtu siç duhej te behej, vëmendja kryesore dhe përpjekjet e administratës franceze u përqendruan te tri veprat që duheshin kryer pa humbur fare kohe.
Këto ishin : regjistrimi i popullsisë civile, hapja e shkollave dhe ndihma shoqërore. Dhe kryerja e këtyre detyrave u lehtësua pikesepari nga ushtria franceze. Kështu Intendenca Ushtarake siguroi farën e nevojshme për mbjelljet e para dhe për shpërndarjen e tyre te menjëhershme. Shërbimi i Nozullimit regjistroi dhe pajisi me kartat përkatëse te tere banoret. Dhe qysh nga viti i dyte i administrimit francez, fale edhe përpjekjeve te palodhura që u bene për te zhvilluar bujqësinë, Treva Shqiptare e Administruar nga Franca mundi te veteushqehej dhe tokat djerre që punoi ushtria franceze i lejuan te shlyente paradhënien. Në Korçë u krijuan disa depo, për te shmangur grumbullimin e farërave dhe mandej shitjen e tyre me çmime shume te larta nga spekulatoret, siç kishte ngjare shpesh me pare dhe quhej si diçka e zakonshme në këto vise. Qysh nga koha e regjimit xhonturk në Korçë ishin hapur disa shkolla shqipe. Por nga ankesat e vazhdueshme te Patriarkanes Ekumenike te Stambollit, ato u përndoqën qysh në fillim nga qeveria turke. Dhe sapo greket hynë dhe morën fuqinë në Korçë, një nga veprimet e para te tyre ishte mbyllja e këtyre shkollave.
Në vendet ballkanike gjithnjë ka qene zhvilluar një lufte e ashpër për shkollimin. Dhe përfundimi i pare i saj është se shkollat e huaja aty ndiqen nga shume pak nxënës. Treva Shqiptare e Administruar nga Franca, ashtu si tere Shqipëria, kishte mbetur pa arsim fillor shqip. Administrata franceze hapi dyqind shkolla shqipe, pothuajse një në çdo fshat. Shkollat e Korçës dhe te Pogradecit ishin te një shkalle me te larte. Në to mësohej gjuha shqipe, si dhe ajo frëngjishte, përdorimi i se cilës ishte përhapur vetvetiu ngapak kudo. Dhe që te kurorëzohej kjo vepër duhej te ishte hapur një Lice në Korçë. Mirëpo ministria përkatëse franceze, nga frika se mos shkaktonim pakënaqësinë e grekeve, nuk e dha lejen, madje edhe për te hapur një Lice francez. Ndihma shoqërore u organizua duke pasur si shembull Marokun, pra me ndihmën e mjekeve ushtarake. U ngritën spitale, infermieri dhe grupe shëndetësore te lëvizshme që punonin edhe në malësitë. Nepunesit e Administratës se Trevave Shqiptare, ishin te gjithë oficere me përvoje që kishin punuar në Administratën e Çështjeve Vendore në Marok, ose në Algjeri dhe prandaj e dinin mire se crendesi kishte puna e tyre. Veç kësaj u be një regjistrim i plote i vendasve dhe i dokumentave që duheshin shpërndare. Nga ana tjetër u ngritën dispanseri dhe çerdhe fëmijësh fale punës se Komisionit për Shqipërinë te Kryqit te Kuq Amerikan.
Por, përfundimi me i shkëlqyer që u arrit ishte se kur Administrata Franceze u largua nga Trevat Shqiptare, la në arke dy milionë e gjysem franga. Ky parashtrim i arritjeve mund te duket sikur është një vetëlavdërim feminor. Por duhet te kemi parasysh se ishte vetëm një grusht administratoresh franceze, që u ngarkua te drejtoje një treve prej 150 000 banoresh, te përbëre kryesisht nga vise malore, te cilat edhe në kohen e Turqisë nuk qene te nënshtruara plotësisht. Dhe në ketë treve u vendos rendi dhe mbretëroi siguria e plote. Veç kësaj vepra që kryen francezet i dha mundësi qeverise se re shqiptare që ta shfrytëzoje dhe ta përhape gjerësisht përvojën e organizimit administrative te Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, si dhe te përdore burimet e para që ajo kishte grumbulluar. Për me tepër, administrata franceze i la qeverise shqiptare mjaft njerëz, te cilëve tanimë u kishte hipur dëshira për te mësuar dhe për te vene në jete mënyrën e punës dhe te administrimit perëndimor. Batalioni shqiptar, që kishte marre pjesë me lavdi në mësymjet franceze, i dha ushtrisë shqiptare disa oficere te shkëlqyer, që ishin formuar në shkollën franceze. Madje njëri prej tyre ishte nderuar me Legjionin e Nderit . Shume nga shqiptaret kërkonin nga në me shume se kaq. Ata e qortojnë se tepërmi administrimin francez në Shqipëri që nuk zbatoi projektin e kolonelit Dekua për te krijuar një Republike Shqiptare. Por duhet te kemi parasysh vështirësitë e mëdha që ndeshte ajo në veprimtarinë e saj.
Pushtimi ynë shihej me sy shume te keq nga italianet, te cilët mendonin se në kishin qëllime tepër ambicioze dhe se pengonim politiken e tyre te zgjerimit në Shqipëri. Ndërkaq ndodhen disa ngjarje te vogla dhe për te ardhur keq. Dhe autoritetet italiane në Shqipëri nuk munguan asnjëherë që te na quanin si agjente te thjeshte te grekeve ose te serbeve. Sidoqoftë duhet thëne se kryeministri grek Venizellos ishte duke fituar një ndikim gjithnjë e me te madh, si në Paris, ashtu edhe në Komandën e Armatës Franceze te Lindjes në Selanik. Te gjitha qarkoret që vinin na porosisnin që në te mbanim një asnjanësi te rrepte si ndaj grekeve, ashtu edhe ndaj shqiptareve, si dhe te shtypnim shfaqjet nacionaliste. Mirëpo në Korçë nuk kishte fare greke. Ndërkaq komandanti i Armatës Franceze në Lindje urdhëroi rihapjen e shkollave greke te Korçës dhe mandej flamuri i Skënderbeut, i cili ishte ngritur me madhështi në vitin 1916, u ul me urdhër.
Dhe në gusht 1919 komanda greke arriti që te marre lejen për te zëvendësuar trupat franceze në Korçë. Gjithçka ishte gati për ketë operacion ushtarak, por ai deshtoi vajtueshëm, sepse para se te arrinin greket, që njiheshin mire se cilët ishin, tere popullsia u shpërngul dhe me fshatra te tera u nis drejt Vlorës.
Greket u detyruan te hiqnin dore nga ekspedita e tyre, por si hakmarrje vazhduan fushatën e tyre te zakonshme me shpifje dhe lajme te rrema kundër administratës franceze. Në qershor 1920 u përsërit e njëjta gjendje, si afro një vit me pare. Njësia e vogël franceze mori urdhër që te niset për tu kthyer në atdhe. Ndërkaq administratoret do te qëndronin në detyre deri në një urdhër te dyte. Atëherë nga Follorina u nis një divizion grek me synimin që te përpiqej edhe një here te arrinte përpjekjen e dështuar te muajit gusht 1919. Por ketë radhe trupat greke u gjeten përballe mobilizimit te përgjithshëm te shqiptareve. Në Korçë u dynden njësi ushtarake dhe vullnetare nga te kater anët e Shqipërisë. Në qytet u ngrit flamuri kombëtar shqiptar, me gjithë kundërshtimin e komandantit francez. Gjendja u acarua. Ndërkaq disa nga në, që kishim arritur tanimë te fitonim besimin e shqiptareve dhe që nuk pengoheshim nga disiplina ushtarake, arritëm te merreshim vesh me mbrojtësit e viseve te Korçës. Dhe fatmirësisht kjo u be në kohen e duhur, sepse ndryshe ushtaret e paket franceze që gjendeshin në Korçë do te kishin rene në mes te dy zjarreve. Këta ushtare qene te detyruar te ndërhynin në krah te grekeve, për te cilët ata nuk kishin asnjë ndjenje shoqërie ushtarake, nga shkaku i kujtimeve te hidhura, që nuk ishin te pakta. Dhe do tu duhej te përplaseshin me ata shqiptare, te cilët kishin qene bashkëpunëtoret tanë gjate tre vjetëve dhe shokët tanë te luftës gjate mësymjeve te ashpra, dhe te cilët kishin arritur te fitonin zemrën e çdo francezi që i njihte. Kësisoj garnizoni i vockël francez arriti te tërhiqej para se te fillonin luftimet. Mirëpo në te vërtete gjithçka mbaroi si në gushtin e një viti me pare. Pararoja greke zbrazi disa pushke dhe mandej qëndroi në vend. Filluan bisedimet për te cilat u be ndërmjetës metropoliti grek i Korçës. Palet u morën vesh që te pranonin vendimin e Fuqive te Mëdha. Në fillim te vitit 1920, në çastet kur po mblidhej Kongresi i Lushnjes, te gjitha shpresat e shqiptareve ishin drejtuar nga Franca, e cila në ketë gjendje mund te kishte fituar një ndikim mbizotërues në Shqipëri. Por në na penguan nevojat e politikes sonë te jashtme, si dhe dëshira për te ruajtur miqësitë e mëparshme ballkanike. Dhe ai pak ndikim që në arritëm te fitonim, tani është mënjanuar nga tere ndikimet e afërta, që kane gjetur një gjuhe te përbashkët, te paktën kundër nesh.
Sidoqoftë ky pushtim i shkurtër solli si përfundim që ta beje te njohur dhe te dashur Shqipërinë për ata pak franceze, që i shërbyen asaj. Ai, në te njëjtën kohe, na tregoi se po te pranojmë te drejtën që ka populli shqiptar për te jetuar dhe jo nevojën për ta quajtur atë si një popullsi te egër dhe te prapambetur, e cila i behet pengese zhvillimit te kulturës në Gadishullin Ballkanik, atëherë Shqipëria në një kohe te shkurtër dhe me ndihmën mirëdashëse te disa Perëndimorëve, mund ta jetoje fare bukur jetën e saj.