Kori Bizantin ''Shën Joan Kukzeli''
Kori Bizantin ''Shën Joan Kukzeli'' | |
---|---|
Instrumenti | vokal |
Kori bizantin i psaltëve “shën Joan Kukuzeli” është formacion koral që interpreton muzik bizantine në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kori bën pjesë tek jeta adhuruese e komunitetit orthodhoks në Tiranë dhe interpreton tek katedralja orthodhokse "Ngjallja e Krishtit". Drejtuesi i tanishëm është Theodhor Peci
Historiku i korit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kori bizantin i psaltëve “shën Joan Kukuzeli” u themelua me bekimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Anastas në vitin 1998 dhe u drejtua me përkushtim nga arkimandrit Justin Anthimiadhi. Ndërsa prej shtatorit të vitit 2011 mësuesi dhe drejtuesi i korit është Theodhor Peci, njëkohësisht, drejtor i Shkollës së Muzikës Bizantine, e para në historinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e ngritur në Tiranë.
Qellimi i Korit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kori përbëhet nga 20-30 psaltë të formuar në Shkollën e Muzikës Bizantine[1] që përpiqen të himnojnë Perëndinë me besim dhe me artin e tyre profesional! Qëllimi i korit është kryerja me profesionalizëm e shërbesave lutëse të Adhurimit Hyjnor por gjithashtu ruajtja, përhapja dhe promovimi i Muzikës Bizantine, si vazhdimësi tradicionale e trashëgimisë kulturore, artistike dhe shpirtërore të Shqipërisë.
Aktivitetet e Korit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiviteti i korit është përqëndruar jo vetëm përgjatë shërbesave kryesore që kryen rregullisht çdo të dielë dhe festave të tjera gjatë javës në katedralen e re “ Ngjallja e Krishtit” në Tiranë por dhe në koncerte, spektakle, evenimente të panumërta në institucionet më të larta kulturore dhe kishtare në vend si dhe në mjaft shfaqje jashtë vendit.
- ^ "Shkolla e Muzikës Bizantine. (Gusht 2013)". Gazeta Ngjallja. 3 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |