Jump to content

Korpusi Nacionalsocialist i Pilotëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korpusi Nacionalsocialist i Pilotëve (gjermanisht: Nationalsozialistisches Fliegerkorps; NSFK) ishte një organizatë paraushtarake e aviacionit e Partisë Naziste.

NSFK-ja u themelua më 15 prill 1937 si pasardhëse e Shoqatës Gjermane të Sporteve Ajrore; kjo e fundit kishte qenë aktive gjatë viteve kur forca ajrore gjermane ishte e ndaluar nga Traktati i Versajës. Organizata NSFK bazohej ngushtë në organizatën paraushtarake të Sturmabteilung (SA). Një grup i ngjashëm ishte Korpusi Nacionalsocialist Motorik (NSKK). Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, NSFK-ja kreu trajnime të aviacionit ushtarak në avionë planerues dhe aeroplanë privatë.

Fridrih Kristiansen, fillimisht një Generalleutnant pastaj më vonë një General der Flieger i Luftwaffe-s, ishte Korpsführer i NSFK-së nga 15 prilli 1937 deri më 26 qershor 1943, i ndjekur nga Generaloberst Alfred Keller deri më 8 maj 1945. Herman Gëring si Reich Marshall ishte kreu nominal i NSFK-së dhe herë pas here konsultohej për çështjet që lidhen me transportin e rëndë, si në Betejën e Stalingradit.