Kosova dhe bukuritë e saj
Kosova edhe pse ka një sipërfaqe te vogël prej 10887km2, karakterizohet me shumë bukuri natyrore, ndër to janë:
-
Mirusha
-
Mali i Sharrit
-
Drini i Bardhe
-
Bjeshket e Nemuna
-
Shpella e Gadimes
Rajoni i Mirushës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtë një ndër rajonet më të bukura dhe më interesante të natyrës së Kosovës. Këtë e dokumentojnë të dhënat për diversitetitn biologjik në këtë rajon. Ky rajon ka sipërfaqe prej 63.21 km2. Lartësia mbidetare e rajonit sillet prej 340 –1006 m. Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës. Ai në pjesën përfundimtare të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Parku natyror i Mirushës gjendet në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha që nga fillimi i kanionit deri gati në derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë. Ndodhet në territorin e komunave Klinë, Malishevë dhe Rahovec. Nga Prishtina është larg 65 km. Lartësia mbidetare e Parkut sillet prej 340 600 m.
Sipërfaqja e territorit të mbrojtur të Parkut Regjional të Mirushës është 556 ha. Përgjatë territorit të Parkut të Mirushës kalon lumi Mirusha i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 13 ujëvara dhe 16 liqene të cilët së bashku krijojnë një fenomen të rrallë morfohidrologjik, tepër atraktiv për vizitorë.
Mali i Sharrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtë zonën kryesore për vlera botanike, faunistike, ekologjike, turistike, rekreative, sportive, edukative dhe kulturore të Kosovës. Malet e Sharrit kanë diversitet biologjik mjaft të theksuar. Flora dhe vegjetacioni është i pasur me lloje. Në mesin e këtyre llojeve 86 sosh, janë të deklaruara me rëndësi ndërkombëtare, 26 lloje janë të përfshira në “Listën e Kuqe”Evropiane të shtazëve dhe bimëve si të kërcënuara dhe 32 janë në “Listën e Kuqe”të bimëve të kërcënuara sipas IUCN - it.Poashtu vetëm në malet e Sharrit rritet qeni I Sharrit që nuk rritet askund në botë. Duke u bazuar në këto fakte mund të konsiderohet si qendër e jetesës së llojeve diversitare të Ballkanit dhe Evropës. Një pjesë e Maleve të Sharrit është shpallur Park Kombëtar në vitin 1986. Zona e mbrojtur me ligj ka sipërfaqe prej 39 000 ha dhe shtrihet në kufijtë e katër komunave: Prizren, Shtërpcë, Therandë dhe Kaçanik.
Gjeomorfologjia – Në formimin morfologjik të Sharrit kanë ndikuar lëvizjet tektonike të tokës me çka janë krijuar ngjeshje gjeomofologjike, gjithashtu edhe me forca të jashtme të cilat kanë pasur ndikim në akullnaja, rrjedha të ujit etj. Si rezultat i veprimeve akullnajore janë krijuar thellësira të cilat janë shndërruar në liqene akullnajore siç janë Liqeni i Livadhit, liqeni i Jazhincës dhe liqenet tjera mjaft atraktiv të cilët në popull njihen si “Sytë e maleve.” Në përbërjen gjeologjike të Sharrit marrin pjesë shkëmbinjtë e periudhës paleozoike, shkëmbinjtë gëlqeror, të mermertë etj.
Klima – është nën ndikimin e klimës kontinentale me dimra të gjatë dhe reshje të mëdha të dëborës dhe verëra të freskëta. Si shkak i kësaj klime, temperaturat e ajrit janë më të ulëta për 10 – 15 0C se sa në fushat e Kosovës. Kjo klimë ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit si gjatë dimrit ashtu edhe të stinëve të tjera. Peizazhet - karakterizohen me vlera të lojllojshme natyrore. Tërësinë atraktive peizazhore e përbëjnë pyjet, kullosat, livadhet të shoqëruara me degëzime të relievit shpesh të krijuara nga prerjet e luginave nëpër të cilat kalojnë lumenj dhe përroska, vende – vende në formë të kanioneve dhe grykave me ujëvara apo liqene, duke pasqyruar përjetim të këndshëm të kësaj natyre të bukur.
Drini i Bardhë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtë lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 m lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbres në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihet më emrin Drillon. Sasia e burimit arrin 30 m në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 m.
Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 km2. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.
Shpella e Gadimes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët e shpellës është i mundshem shikimi i vetëm 800 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 8-11 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë. Shënimet e para të shkruara për ekzistimin e shpellës duket se janë marruar nga një fshatar i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë punimit (thyerjes) së gurëve kishte hasur në një gropë të vogël nga e cila vinin reflektime të dritës. Pasi që fshatari kishte shikuar me vëmendje ai ishte magjepsur nga bukuria dhe shkëlqimi i kristaleve stalagmite. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet. Por në fshat flitet se fshatarit fatlumë për lajmërimin që kishte bërë i janë dhuruar katër shtëpi mesatare të asaj kohe. Personat e angazhuar për matjen e gjatësisë së shpellës kanë vërtetuar pohimin e gojëdhënës së fshatarëve e cila thotë se: një lepur dhe qenë (zagar) kanë hyrë në gryken e shpellës në Gadime dhe pas disa ditësh kanë dalurë në sipërfaqe në Janjevë. Dhe më të vërtet largësia ajrore në mes të këtyre dy fshatrave është 12 km. Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit ende nuk është matur. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla. [1]
Bjeshket e Nemuna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rajoni i Dukagjinit, e veçanërisht qyteti i Pejës dhe bjeshkët që e rrethojnë atë, janë si pika kryesore referente për turistët botëror, që e vizitojnë Kosovën. Ky interesim vie në radhë të parë për shkak të bukurive magjepsese të Bjeshkëve të Nemuna, pjesa më e madhe e të cilave shtrihet në Komunën e Pejës. Në saje të kësaj vlere turistike Komuna e Pejës kohë më parë ishte futur në finale si Destinacion turistik botëror me 3 shtete tjera. Në garën ku ishin edhe Singapuri, Bhutani dhe Dubai, Organizata Botërore e Turizmit, e zgjodhi fitues Pejën me projektin majat e Ballkanit “Tourism Tomorow Award” me shtegun 192 km të gjatë, i cili përmban sinjalizimin turistik dhe rekreacionet sportive malore. Rëndësia e kësaj fitoreje, si vendi më i preferuar turistik është se potencialet turistike të qytetit të Pejës po promovohen anë e kënd botës, gjë që tregon seriozitetin e kësaj komune për promovim te bukurive natyrore,resurseve turistike dhe trashëgimisë kulturore te këtij qyteti.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2013. Marrë më 12 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2013. Marrë më 12 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)