Kotoleta viçi të njomë të skuqura në tigan
Appearance
Mishi pritet si për bërxolla, me një fije brinje nga pjesa kurrizore, hiqet kocka e kurrizit, pastrohet brinja nga tuli, duke e lënë tulin të lidhur në të rreth 2 cm, pastaj tuli rrihet me satër duke i dhënë formë ovale. Hidhet kripë, piper, lyhet me miell, zhytet në vezë të rrahura me pak ujë, pastaj kalohet në galetë (bukë e thekur) të bluar, i jepet forma ovale dhe skuqet në tigan me yndyrë të nxehtë.
Kotoletat e gatshme vendosen në pjatë, anës i vihen garnitura, patate të skuqura ose të kombinuara me perime. Sipër mund të zbukurohen me nga një fetë limoni ose majdanoz.
Për 4-5 persona duhen :
- mish : 500 g,
- miell : 1 lugë gjelle,
- vaj : 4-5 lugë gjelle,
- vezë : 1 kokërr,
- galetë (bukë e thekur) e bluar : 1/2 filxhan çaji,
- kripë, piper.