Jump to content

Kozeta Vaso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kozeta Vaso (16 janar 1964) është kimiste shqiptare dhe punon si pedagoge në Departamentin e Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.

Kozeta Vaso ka studiuar në Fakultetin e Shkencave të Tiranës si kimiste industriale në vitet 1982-1987. Ajo ka kryer studime të thelluara pasuniversitare me Program Individual. Në 1997 mori gradën “Doktore e Shkencave Kimike”, në 2002 mori titullin “Profesor i Asociuar” dhe në 2012 titullin “Profesor”. [1]

Karriera akademike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me mbarimin e studimeve, Kozeta Vaso filloi të punonte si pedagoge dhe punonjëse kërkimore shkencore në fushë të Kimisë Organike pranë departamentit të kimisë në FSHN. Gjatë karrierës së saj akademike, ajo ka shkruar e përkthyer tekste mësimore. Është angazhuar në shumë projekte të fushave të saj të interesit: kimi organike, mekanizmat e reaksioneve në kimi organike, përgatitja e nitrollakut për dru me nitrat celuloze, përgatitja e rezinave alkide antikorrozive, etj.[2]

  1. ^ "Libraria fizike e Akademise se shkencave Shqipëri".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "UT, Departamenti i Kimise". Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2020. Marrë më 5 prill 2021.