Kredia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kredia është një lloj i borxhit. Ashtu si të gjitha instrumentet e borxhit, një kredi përfshinë rishpërndarjen e mjeteve financiare me kalimin e kohës, ndërmjet një kredidhënësi dhe një kredimarrësi. Me kredi, kredimarrësi fillimisht pranon ose huazon një shumë të hollash, të quajtur kryegjë, nga kredidhënësi, dhe është i detyruar që ti kthej ose të t`i paguajë kredidhënësit një shumë të barabartë të të hollave më vonë. Zakonisht paratë kthehen në këste të rregullta, me kthime të pjesshme apo në anuitetete ku këstet kanë shumë të njejtë. Kredia në përgjithësi jepet me një kosto, të cilën e quajmë kamatë mbi borxhin, e cila paraqitet si një stimulim për kredidhënësin për të dhënë kredi. Sipas ligjit për një kredi, të gjitha këto obligime dhe kufizime janë të përcaktuara më kontratë, ku kredimarrësi mund të i nënshtrohet kufizimeve shtesë në lidhje me kredinë, të cilat quhen zotime kontraktuese të kredisë. Edhe pse ky aritkull fokusohet në kreditë monetare, në praktikë çdo objekt material mund të kreditohet (huazohet) Detyra kryesore e një institucioni financiar është dhënia e kredive. Për institucionet e tjera, dhënia e kontratave të borxhit siç janë obligacionet paraqet një burim tipik të financimit.