Krem limon
Appearance
- Përbërësit. Për 6 persona: 1/2 L qumësht, 100 g nisështë orizi, 4 vezë, 180 g sheqer, 20 g gjalp, 400 g krem qumështi e rrahur, 1 limon.
- Përgatitja. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin. Treteni nisështën në qumësht të ftohtë dhe hidheni mbi masën e vezëve duke vazhduar ta trazoni. Vendoseni enën në zjarr të dobët. Sapo kremi fillon të marrë valë, shtoni lëngun e limonit të kulluar dhe lëreni të trashet. Hiqeni nga zjarri, shtoni gjalpin, lëreni të ftohet dhe hidhni kremin e qumështit. Ndajeni kremin nëpër tasa dhe spërkateni me lëkurën e grirë të limonit.