Jump to content

Kreshnik Merxhani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kreshnik Merxhani është arkitekt dhe specialist i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Diplomuar për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai është i fokusuar përgjithësisht në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturën tradicionale.

Prej 2008-s është angazhuar si bashkëautor në studime, projekte restaurimi e rijetëzimi në disa qendra historike, kryesisht në qytetin e Gjirokastrës por dhe në Tiranë, Krujë, Korçë e Shkodër.

Në vitin 2014 fiton konkursin për pozicionin e shefit të Sektorit Teknik pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, zyrë në varësinë e Ministrisë së Kulturës. Gjatë kësaj kohe, ka qenë arkitekti kryesor për hartimin e disa projekteve të rëndësishme, për restarimin dhe rijetëzimin e Kalasë së Gjirokastrës e Libohovës, restaurimin e banesës së Eqerem Çabejt etj.

Projektet e Merxhanit kanë qenë pjesë e listës së shkurtër të çmimit prestigjoz “Aga K’han“, cikli 2010, si pjesë e grupit teknik të organizatës GCDO.[1][2]

Gjithashtu Organizata CHwB, pjesë e së cilës ka qenë nga viti 2008 deri në 2014,është fituese e çmimit prestigjoz europian “Europa Nostra” për Kampet Rajonale të Restaurimit ku Merxhani ka kontributin e tij.

Punët e tij si bashkëautor kanë qenë pjesë e konkurenteve për çmimin Aga K'han dhe në ciklin e vitit 2013 me projektin e restarimit të banesës Babameto në Gjirokastër.[3] Projektet e tij si bashkëautor janë prezantuar në Bienales së Venecias së vitit 2012 me temë “Common Ground“, në pavionin shqiptar, si pjesë e projekteve të organizatave të ndryshme në Gjirokastër.[4]

Merxhani është autor dhe bashkë autor i mjaft shkrimeve e studimeve shkencore për arkitekturën tradicionale, të cilat janë prezantuar në koferenca të ndryshme në Spanjë, Mal të Zi, Greqi, Kosovë etj. Kërkimet shkencore i kanë mundësuar të njihet më nga afër me materialet tradicionale, duke kuptuar se lidhja e arkitekturës vernakulare me territorin, është një nga karakteristikat kryesore të saj dhe se materialet e teknikat janë pjesë e pandashme e monumentit në trajtimin dhe vlerësimin e tij.

Gjatë këtyre viteve, Merxhani vijon të jetë lektor i ftuar në Universitete të ndryshme në Shqipëri, si në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës – Universiteti i Tiranës, Epoka University etj.

Fotografia është një tjetër pasion i Merxhanit, që e ka shpërblyer me çmime e vlerësime në konkurse kombëtare fotografie, si çmimi i parë në Konkursin Fotografik organizuar nga KONTAKT_SHPK me temë “Arkitektura Shqiptare” dhe finalist i konkursit të fotografisë “Martin Parr” organizuar nga British Council, i shoqëruar me ekspozitë.[5][6]

Përveç punës hulumtuese dhe restauruese, Merxhani është angazhuar dhe në gjurmim dhe vlerësim të monumenteve dhe në hartimin e kufijve dhe rregulloreve për zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore ku mundet të përmendim atë të Kalasë së Libohovës, Qendra Historike e fshatit Bënjë në Përmet, propozimi për rregulloren e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur në qytetin e Tiranës (propozim pjese e Planit të Pergjithshëm Vendor i rrëzuar prej Institucioneve në mënyrë arbitrare) etj.

Në fillim të vitit 2016, ai jep dorëheqjen nga pozicioni i shefit të sektorit pranë DRKK-Gjirokastër pas mos-pajtimit me projektin e Bypass-it të propozuar në zemrën e qendrës historike të Gjirokastrës si dhe e miratuar nga Ministria e Kulturës dhe Agjensia Kombëtare e Planifikmit të Territorit. Pas kësaj, Merxhani udhëheq hartimin e një relacioni kundërshtues i firmosur prej 30 akademikësh e profesionistësh si dhe e prezanton problematikën në sesionin e 41-të të komitetit botëror të trashëgimisë organizuar nga UNESCO.[7][8][9][10][11]

Në vitin 2018 Merxhani angazhohet me një grup ekspertësh në hartimin e dosjes nominuese për programin e organizatës pan-europiane Europa Nostra – “7-të Vendndodhjet më të Rrezikuara” në Europë,  për qendrën historike të Gjirokastrës në bashkëpunim me Fondacionin Gjirokastra, duke arritur me sukses ta shpallin në listën e shkurtër.

Kërcënimi që i shfaqet trashëgimisë kulturore nga zhvillimet e pa harmonizuara urbane apo nga mungesa e profesionalizmit, e përfshinë arkitektin Merxhani qysh në mars 2018 në Protestën në Mbrojtje të Teatrit, me fjalime në shesh, intervista në media dhe peticione arkitektësh e urbanistësh.

Merxhani është pjesë e grupit që aplikoi për mbrotjen e Teatrit në “Europa Nostra” dhe ka meritën kryesore për përzgjedhjen e këtij teatri në listën e 7 finalistëve për programin "7-tte vendndodhjet me te rrezikuara" i organizates pan-evropiane Europa Nostra.[12]

  1. ^ "www.akdn.org". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "www.salzburgglobal.org". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Archnet.org". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "La biennale di Venezia 13th international-architecture exhibition - page 33". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "mustafallari.blogspot.com". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "shqiperia.com". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "World-Heritage-Watch.org" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "knowledgecenter.ubt-uni.net". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Amoruso, Giuseppe (2019). Cultural Landscape in Practice. Switzerland: Springer International Publishing. fq. XL, 333. ISBN 978-3-030-11422-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Springer International Publishing". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "GJIROKASTRA statement (Albania) to 41st Session of the World Heritage Committee, Poland, 6 July 2017". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "7ME". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)