Jump to content

Kristian Jurgensen Tomsen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kristian Jurgensen Tomsen
J. V. Gertner, Kristian Jurgensen Tomsen, 1849
U lind në(1788-12-29)29 dhjetor 1788
Vdiq21 Maj 1865(1865-05-21) (76 vjeç )
KombësiaDanez
Njohur përKrijuesi i Sistemit të tre periudhave
Karriera shkencore
FushatArkeologji
Drejtues muzeu

Kristian Jurgensen Tomsen (29 dhjetor 1788 – 21 Maj 1865) ishte një antikuarist danez që zhvillojë metodat dhe teknikat e hershme të arkeologjisë.

Në 1816 ai u emërua si kreu i koleksionit të "antikuareve" që më vonë u kthye në Muzeun Kombëtar të Danimarkës në Kopenhagen. Ndërsa po merrej me organizimin dhe klasifikimin e ekspozitës së antikuareve, ai vendosi që t'i paraqiste ato në mënyrë kronologjike sipas sistemit të tre-periudhave. Ky klasifikim ishte propuzuar edhe më parë nga studiues të tjerë, ku evolimi i prehistorisë ishte bazuar në klasifikimin e veglave, në periudhën e veglave prej guri, në periudhën e veglave të bëra prej bronzi dhe hekuri, por këto propozime ishin quajtur si sistemet evolucioni të cilat nuk lejonin datimin e artefakteve. Tomsen e përmirësojë sitemin e tre-periudhave si një sistem kronologjik, duke ekzaminuar cilat artefakte ngjanin me artefaktet e tjera në gjetjet që kishte. Në këtë mënyrë, ai ishte i pari që krijojë prova bazë për ndarjen e prehistorisë në periudha diskrete. Kjo arritje bëri që ai të cilësohej si autori i sistemit të tre-periudhave të prehistorisë Europiane.

Tomsen gjithashtu shkroi një nga traktatet e para sistematike të Periudhës së migrimit. Studimet i artifakteve nga Tomseni sëbashku me muzeun e Kopenhagëlit u bazuan në ndryshimet stilistike, dekorimimet dhe konteksti; ai e njihte rëndësinë e ekzaminimit e objekteve "të të njëtit tip", gjë e cila i lejoi atij  të përcaktonte lidhejt ndërmjet objekteve të njëta që i përkisnin periudhave të ndryshme (gur - bronz - hekuri). Rezultatet e punës së tij u publikuan në Ledetraad til Nordisk Oldkyndighed (Udhëzuesi për Antikitetin Skandinav) në 1836. Ndërsa një përkthim në anglisht u botua në 1848.

Kristian Jurgensen Tomsen (gravurë e 1902)

Kristian Jurgensen Tomsen lindi në Kopenhagël në 1788, në një familje tregtare të pasur. Kur ishte i ri, ai shkoi në Paris dhe pasi u kthye në Danimarkë, nisi të merrej me mbledhjen e monedhave. Kjo veprimtari mund të ketë qenë indikatori që e bëri të zhvillojë vetëdijen e tij për ndryshimet stilistike që ndodhin me kalimin e kohës.[1]

Kontributet në arkeologji

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Tomsen duke iu treguar vizitorëve rreth koleksionit në 1848. Vizatim i kohës.
  1. ^ Trigger, B. 2006, p. 122
  • Conn, Steven (2004). History's Shadow: Native Americans and Historical Consciousness in the Nineteenth Century, Chicago: University of Chicago Press.
  • Gjerløff, Anne Katrine. (1999). "Syn for sagn: Dansk Arkæologi og Historie i 1800-tallet", Historisk Tidsskrift 99:2
  • Gräslund, Bo. (1987) The Birth of Prehistoric Chronology. Dating methods and dating systems in nineteenth-century Scandinavian archeology, Cambridge University Press.
  • Heizer, Robert. (1962). "The background of Thomsen's Three-age System", Technology and Culture, Vol. 3, No. 3
  • Rowley-Conwy, Peter. (2006). "The Concept of Prehistory and the Invention of the Terms `Prehistoric' and `Prehistorian': the Scandinavian Origin, 1833—1850", European Journal of Archaeology 9:1 pp. 103–130
  • Thomsen, C. J. (1836) Ledetraad til Nordisk Oldkundskab (Guide to Northern Antiquity), published in English in 1848.
  • Worsaae, J.J.A. (1866) "Carl Christian Rafn og C.J. Thomsen", in Aarbøger for nordisk Oldkyndighed