Jump to content

Kroi i Balecit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kroi i Balecit, është një ndër krojet më të vjetra në qytet, ndonëse në vitet 80-ta të shekullit të kaluar është rindërtuar dhe për disa metra i është ndërruar vendi, por ende është në shfrytëzim me ujin e njejtë. Kroi ndodhet në lagjen me po të njejtin emër, në afërsi të xhamisë së lagjes. Ka ujin e pijshëm, shumë të mirë, e kjo është konstatuar edhe me analiza laboratorike. Burimin e ka diku afër nga pjesa perëndimore e tij. Dëshmi për këtë është rrjedha e ujit në shumë vende në hapësirën rreth xhamisë. Edhe në vitet e thatësisë, nuk mbahet në mend të ketë shterur ndonjëherë. Andaj, kur krojet e tjera shternin, edhe nga lagjet e tjera shkonin për të marrë ujë për pije në këtë krua. Uji i tij rrjedh vazhdimisht dhe derdhet në lumin Mirusha, të cilin e ka në afërsi. Për vjetërsinë mungonë të dhënat, por supoyomë se mund të ketë qenë në përdorim edhe për banorët e vendbanimit të hershëm Gilan (Gilas), në afërsi të të cilit ndodhej ky krua. [1]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani. Gjilan: Biblioteka kombëtare e Kosovës. fq. 181. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)