Kroi i Gjinollëve
Appearance
Kroi i Gjinollëve, ndodhej në pjesën e jashtme të murit të brendshëm të oborrit të Konakut të Pashës, në Mehallën e Bejlerëve, me ujin e të cilit janë furnizuar banorët e Konakut dhe familje të tjera të lagjes. Sipas disa të dhënave, kroi në këtë hapësirë është ndërtuar më 1754, në kohën e vendosjes së Gjinollëve në këtë vend, kurse është prishur me rastin e rrënimit të Konakut, më 1950. Uji nga ky krua është përdorur për nevojat e banorëve të lagjes e të tjera. Kroi tjetër në këtë lagje ishte para shtëpisë së Tasim bej Gjinollit, në vendin ku është në ndërtim biblioteka e qytetit.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)