Kryengritja e Bogdanit
Kryengritja e Pjetër Bogdanit është pjesë e Kryengritjeve shqiptare të viteve 1680, organizimi i të cilës ishte kryengritja e parë shqiptare kundër osmanëve, pas thyerjes së osmanëve në Vjenë në vitin 1683. Kryengritja u organizua dhe udhëhoq nga Pjetër Bogdani, i cili më vonë do të vlerësohej si hero kombëtar i shqiptarëve. Bogdani në vitin 1689 i ofroi 20 000 vullnetarë shqiptarë si ndihmë Perandorisë Austriake.
Gjatë tërheqjes së trupave austrohungareze nga një epidemi e rëndë në Prizren, në po këtë vit, do të vdiste komandanti i tyre, Enea Silvio Pikolomini (Piccolomini) si dhe udhëheqësi i kryengritësve shqiptarë. Pas humbjes së forcave aleate, do të pasonte tërheqja e tyre si dhe e 70 000-80 000 shqiptarëve, banonte të cilët vendosen në pjesën jugore të Hungarisë së asaj kohe.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjysmën e dytë të shekullit të XVII, ndërsa Perandoria Osmane filloi luftën kundër koalicionit të Austrisë, Venedikut, Polonisë dhe pastaj Rusisë, lëvizjet fshatare morën hov më të madh, duke u shndërruan në kryengritje të armatosura me karakter çlirimtar. Disa prej tyre u zhvilluan në kushte të favorshme ndërkombëtare dhe në vitet 1683-1691, morën përpjesëtime shumë të mëdha në të gjithë Shqipërinë, posaçërisht në Kosovë.
Pas vitit 1683, Shqipëria ziente aktiviteti antiosman. Kleri katolik shqiptar me Pjetër Bogdanin në krye, i nxiti shqiptarët të ngrinin krye. Përkrahja që u dhanë shqiptarët ushtrive austriake dhe venedikase, kundër forcave osmane i ndihmoi ata të përparonin në brendi të Ballkanit dhe të zaptonin disa qytete bregdetare. Peshkopi shkrimtar, Pjetër Bogdani, hartoi një plan për çlirimin e vendit, mbështetur te lufta e shpërthyer, ku shqiptarët po jepnin një ndihmë të çmuar.[2]
Pasi u thye hovi i osmanëve kundër forcave austriake në dyert e Vjenës, as sulmet e tyre kundër venedikasve nuk patën përfundim më të mirë. Në vitin 1686, sanxhakbeu i Shkodrës, Sulejman Pasha, kaloi kufirin dhe sulmoi qytetin e Budas. Por sulmi i tij dështoi, se rruga për aty u ndërpre nga malazezët, të cilët u dolën në ndihmë venedikasve. Edhe pas dështimit të këtij sulmi, Sulejman Pasha me forcat e veta kërkoi të kalonte përmes Malësisë së Madhe, ai ndeshi në qëndresën e malësorëve shqiptarë të lidhur me fqinjët malazezë. Kështu që pashai u detyrua të kthehej në Shkodër.
Lëvizja e malësorëve shqiptarë dhe malazezë grumbulloi rreth 10 000 luftëtarë, që kërkuan të merrnin kalatë e Shkodrës, Podgoricës dhe të Zhabjakut. Pas luftimeve që u zhvilluan në vitin 1687 dhe pranverën e vitit 1688, forcat e Sulejman Pashës si dhe ato të disa sanxhakbejlerëve boshnjakë dhe hercegovinas dështuan. Kryengritësit e Malësisë së Madhe, të Kuçit, të Piprit dhe të Kelmendit, sulmuan dhe çliruan kalanë e Medunit, por duke mos pasur mjetet e nevojshme, ua dorëzuan atë venedikasve ta mbronin.[3]
Pas kësaj fitoreje, në majin e vitit 1688, shqiptarët dhe malazezët zhvilluan një kuvend të përbashkët në Gradec, vendosën ta vazhdonin luftën duke sulmuar e çliruar kështjellën e Podgoricës, duke i koordinuar veprimet e tyre me ato të Venedikut, që do të sulmonte qytetet e Ulqinit dhe të Tivarit. Megjithatë, në qershor, malësorëve shqiptarë iu desh të përballonin sulmin e 10 000 ushtarëve të Sulejman Pashës, që u përpoq të nënshtronte Kuçin, Grudën e Kelmendin dhe të merte prapë kështjellën e Medunit. Forcat e tij të ndeshuara me kryengritësit shqiptarë, u thyen, duke u detyruar të tërhiqeshin në Podgoricë. Edhe forcat që u drejtuan për në Mal të Zi, do të thyheshin në fshatin Osriniq.
Në pranverën e vitit 1689, konti Ludvig Baden, komandanti i frontit austriak, vendosi të pushtonte Nishin dhe nëpërmjet Prokupjes të depërtonte në Kosovë. Nëpërmjet Prizrenit dhe Kukësit, ai desh të dilte në Shkodër dhe në Detin Adriatik për ta ndarë Bosnjën dhe Hercegovinën nga Porta e Lartë. Konti i Badenit ftoi ballkanasit për t’u bashkuar me ushtrinë e tij.
Në to u përfshinë serbë, bullgarë, grekë dhe shqiptarë. Në afërsi të Nishit u zhvillua një betejë e ashpër (24 shtator 1689), të cilën e fituan e austriakët. Osmanët lanë në fushë-betejë 10 000 të vrarë. Pas kësaj fitoreje, austriakët u nda në dy pjesë: e para e komanduar nga konti i Badenit, u nis drejtë Vidinit (Bullgari), kurse e dyta me gjeneral Pikolominin në krye, u nis për në Kosovë, ku u mirëprit nga shqiptarët. Shqiptarët ishin gati të pranonin mbrojtjen e perandorit austriak. Të njëjtin gjë bënë edhe shqiptarët e Kelmendi.[4]
Kur Pikolomini hyri në Prishtinë, 6 000 shqiptarë ortodoksë (Albanensen) u bashkuan me austriakët. Të njëjtën situatë, Pikolomini e ndeshi edhe në Prizren, ku banorët i dolën përpara, duke e pritur me nderime. Rreth 5 000 shqiptarë me kryepeshkopin e tyre, Pjetër Bogdanin, e përshëndetën me breshëri të shtënash. Gjenerali kërkoi nga shqiptarët, që hynin në ushtrinë austriake, t’u bindeshin oficerëve austriakë dhe të mbanin armët, ndërsa të tjerët duhej të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Burimet austriake, angleze e papale pohojnë se pranë Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarë. Sipas llogaritjes, 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.[5]
Shqiptarë të tjerë të palidhur me ushtrinë austriake vazhdonin kryengritjen. Kur forcat austriake hynë në Prizren, 3 000 kryengritës shqiptarë morën Pejën. Sapo gjeneral Pikolomini kaloi në Shkup (25 tetor 1689), shqiptarët shprehën gatishmërinë për të hyrë nën mbrojtjen e austriakëve. Një grup kryengritës u nis drejt Tetovës për ta spastruar zonën nga forcat osmane, që ndeshën në qëndresë në Kaçanik. Ndërkohë, në Prishtinë hynë forca tatare nga Krimea, por që do të thyheshin nga shqiptarët e Prishtinës.[6]
Sipas burimeve osmane, me austriakët ishin bashkuar Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuçiterna, Kosova (Bellasica), Jenipazari, Mitrovica, Shkupi, Çiçaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj.
Pas vdekjes së gjeneral Pikolominit në nëntor 1689, qëndrimi i shqiptarëve ndryshoi për disa shkaqe. Në radhë të parë, qëndrimi i pasardhësve të Pikolominit dhe oficerëve të tjerë austriakë. Ata filluan t’i trajtojnë keq shqiptarët. Duka i Holshtajnit në fillim i pa shqiptarët me shpërfillje dhe zili, duke u sjell ashpër me ta. Në Prizren u përpoq ti çarmatoste shqiptarët, kurse në Lumë, urdhëroi djegien e disa fshatrave. Edhe komandantë të tjerë vepruan keq me shqiptarët. Kur këta të fundit zemëroheshin për padrejtësitë e tyre, duke kërkuar drejtësi, keqtrajtoheshin me përçmim dhe me fyerje të padurueshme nga komanda ushtarake.
Së dyti, austriakët nuk i mbajtën premtimet e bëra ndaj shqiptarëve. Fillimisht ata premtuan t’u lehtësonin barrën e detyrimeve, por ky premtim mbeti në letër. Së treti vdekja e arkipeshkvit të Shqipërisë, Pjetër Bogdanit, ndikoi negativisht, pasi ai ishte përpjekur disa herë për ti zbutur pakënaqësitë e shqiptarëve.[7] Megjithatë, mjaft shqiptarë vazhduan t’i mbeten besnikë qeverisë austriake dhe morën pjesë në disa beteja. Shtrirja e kryengritjes e shqetësoi Portën e Lartë, e cila më 1 dhjetor 1689 njoftonte se në rast se do të vazhdojë kjo kryengritje e arbërve, i gjithë vendi do të rrënohej deri në Durrës madje, ndoshta edhe Greqia do të pësojë shumë dëme, sepse kudo shtetasit po çohen në kryengritje.[6]
Një tjetër vatër kryengritjeje ishte Luma. Mjaft banorë të kësaj krahine ishin bashkuar me austriakët, duke dhënë një tribut si dëshmi e besnikërisë. Por, përballë forcave të shumta të komanduara nga Mahmut Pasha, lumianët ulën armët dhe pranuan amnistinë e qeveritarit osman. Zjarri i kryengritjes ishte shtrirë edhe në Rozhajë, ku shqiptarët e kësaj krahine u bashkuan me austriakët. Kundër tyre, në krye të forcave të shumta ushtarake, erdhi beu i Filipopolit. Pas një bombardimi të ashpër, kryengritësit e Rozhajës, pranuan kërkesën e faljes që u parashtroi beu osman. Gjendja e ushtrisë austriake dhe e kryengritësve shqiptarë u keqësua me emërimin e Vezirit të Madh, shqiptarit Mustafa pashë Kypryliut, si kryekomandant i ushtrisë.
Ushtria osmane përbëhej nga forca të khanit të Krimesë, të bejlerbeut të Rumelisë dhe të sanxhakbejlerëve të trevave shqiptare. Në fillim, forcat osmane iu drejtuan Karposhit, që vepronte si kryengritës, të cilin e kapën, e ngulën në hu dhe e hodhën në Vardar. Forcat austriake dhe kryengritësit shqiptarë u tërhoqën në Kaçanik. Duka i Holshtajnit u detyrua të organizonte një këshill ushtarak, i cili vendosi t’u bënte thirrje shqiptarëve që kishin qenë pranë Pikolominit, megjithëse vonë. Prapë, shqiptarët, besnikë të austriakëve, morën pjesë në luftën me tartarët e khanit të Krimesë.
Në fillim ra Prishtina, më vonë Prizreni dhe Peja. Shkalla e kërcënimit së kryengritjes shqiptare u duk edhe në dhunën e egër osmane. Pas betejës së Kosovës, osmanët kryen mizori të papara, duke djegur fshatra të panumërta, duke shkretuar vendin, duke vrarë barbarisht ata banorë të mjerë, vetëm sepse i kishin shfaqur bindje dhe kishin ndihmuar ushtrisë gjermanike.
Duke parë potencialin ushtarak të shqiptarëve dhe gatishmërinë e tyre, Thoma Raspasari, vikar françeskan për Shqipërinë, e këshilloi perandorin austriak të shpërndante diploma perandorake, drejtuar popujve të Ballkanit, ku t’u premtohej njohja e të gjitha privilegjeve, njohja e krerëve të tyre, zgjedhja e lirë e vojvodëve (komandantëve ushtarakë), ushtrimi i lirë i fesë, përjashtimi nga detyrimet dhe nga pagesat në të holla. Me këto kushte shqiptarët do të ngriheshin me armë në dorë përkrah austriakëve.
Perandori austriak, Leopoldi I në bazë të këtij propozimi, duke pasur parasysh edhe ndihmesën e mëparshme të shqiptarëve, më 6 prill 1690, lëshoi një thirrje drejtuar popujve të Ballkanit, në të cilën në krye radhiteshin shqiptarët dhe u kërkonte që të rroknin armët kundër osmanëve. Si shpërblim u premtonte pak a shumë propozimet e Tomë Raspasarit, një qeverisje lokale autonome nëpërmjet vojvodëve të zgjedhur. Shqiptarët shprehën menjëherë dëshirën për të bashkëpunuar me austriakët.
Sipas një letre nga Nishi të 22 prillit 1690 thuhej se arbrit i kanë çuar fjalë gjeneral Veteranit se përherë janë perandorakë të mirë, se nuk presin veçse ardhjen e ushtrisë sonë për t’u bashkuar kundër turqve e tartarve. Megjithë këtë gatishmëri, një kryengritje e dytë e shqiptarëve nuk u organizua. Me sa duket qeveria austriake nuk dëshironte ta vazhdonte luftën, prandaj ajo nuk pranoi as propozimin e Veteranit që ta mbështeste me mjete financiare për të krijuar një ushtri me shqiptarë.
Në këto kushte, Veterani u largua nga Nishi, ndërsa shqiptarët mbeten vetëm përballë ushtrisë osmane: Mahmut Pasha, siç thuhej në dokumentet e kohës, ndërmori një fushatë ndëshkimore kundër Surrojit, Gashit e Krasniqes, vende që në mënyrë të patundur kanë mbajtur besën ndaj madhërisë perandorake, duke mos pranuar kurrë miqësinë turke, ndonëse shumë herë janë joshur me premtime e kërcënime prej atij (pashës).
Me ushtrinë austriake u larguan nga Serbia e Kosova shumë kryengritës, besnikë të Austrisë. Mbi këtë fakt u ngrit teza e historiografisë serbe mbi të ashtuquajturën shpërngulje të madhe të serbëve nga Kosova dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarët. Është e vërtetë se midis atyre që u tërhoqën së bashku me ushtrinë austriake ishte patriarku i Pejës, Arsen III Cërnojeviçi, së bashku me disa murgjër, që nëpërmjet Jenipazarit e Studenicës, u vendos në Panoni. Por serbët që u larguan me të nuk ishin aq të shumtë në numër sa të bëhet fjalë për një shpërngulje të madhe të tyre nga Kosova në ato vite.[6]Pretendimet serbe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjysmën e dytë të shekullit të XVII, ndërsa Perandoria Osmane filloi luftën kundër koalicionit të Austrisë, Venedikut, Polonisë dhe pastaj Rusisë, lëvizjet fshatare morën hov më të madh, duke u shndërruan në kryengritje të armatosura me karakter çlirimtar. Disa prej tyre u zhvilluan në kushte të favorshme ndërkombëtare dhe në vitet 1683-1691, morën përpjesëtime shumë të mëdha në të gjithë Shqipërinë, posaçërisht në Kosovë.
Pas vitit 1683, Shqipëria ziente aktiviteti antiosman. Kleri katolik shqiptar me Pjetër Bogdanin në krye, i nxiti shqiptarët të ngrinin krye. Përkrahja që u dhanë shqiptarët ushtrive austriake dhe venedikase, kundër forcave osmane i ndihmoi ata të përparonin në brendi të Ballkanit dhe të zaptonin disa qytete bregdetare. Peshkopi shkrimtar, Pjetër Bogdani, hartoi një plan për çlirimin e vendit, mbështetur te lufta e shpërthyer, ku shqiptarët po jepnin një ndihmë të çmuar.[8]
Pasi u thye hovi i osmanëve kundër forcave austriake në dyert e Vjenës, as sulmet e tyre kundër venedikasve nuk patën përfundim më të mirë. Në vitin 1686, sanxhakbeu i Shkodrës, Sulejman Pasha, kaloi kufirin dhe sulmoi qytetin e Budas. Por sulmi i tij dështoi, se rruga për aty u ndërpre nga malazezët, të cilët u dolën në ndihmë venedikasve. Edhe pas dështimit të këtij sulmi, Sulejman Pasha me forcat e veta kërkoi të kalonte përmes Malësisë së Madhe, ai ndeshi në qëndresën e malësorëve shqiptarë të lidhur me fqinjët malazezë. Kështu që pashai u detyrua të kthehej në Shkodër.
Lëvizja e malësorëve shqiptarë dhe malazezë grumbulloi rreth 10 000 luftëtarë, që kërkuan të merrnin kalatë e Shkodrës, Podgoricës dhe të Zhabjakut. Pas luftimeve që u zhvilluan në vitin 1687 dhe pranverën e vitit 1688, forcat e Sulejman Pashës si dhe ato të disa sanxhakbejlerëve boshnjakë dhe hercegovinas dështuan. Kryengritësit e Malësisë së Madhe, të Kuçit, të Piprit dhe të Kelmendit, sulmuan dhe çliruan kalanë e Medunit, por duke mos pasur mjetet e nevojshme, ua dorëzuan atë venedikasve ta mbronin.[9]
Pas kësaj fitoreje, në majin e vitit 1688, shqiptarët dhe malazezët zhvilluan një kuvend të përbashkët në Gradec, vendosën ta vazhdonin luftën duke sulmuar e çliruar kështjellën e Podgoricës, duke i koordinuar veprimet e tyre me ato të Venedikut, që do të sulmonte qytetet e Ulqinit dhe të Tivarit. Megjithatë, në qershor, malësorëve shqiptarë iu desh të përballonin sulmin e 10 000 ushtarëve të Sulejman Pashës, që u përpoq të nënshtronte Kuçin, Grudën e Kelmendin dhe të merte prapë kështjellën e Medunit. Forcat e tij të ndeshuara me kryengritësit shqiptarë, u thyen, duke u detyruar të tërhiqeshin në Podgoricë. Edhe forcat që u drejtuan për në Mal të Zi, do të thyheshin në fshatin Osriniq.
Në pranverën e vitit 1689, konti Ludvig Baden, komandanti i frontit austriak, vendosi të pushtonte Nishin dhe nëpërmjet Prokupjes të depërtonte në Kosovë. Nëpërmjet Prizrenit dhe Kukësit, ai desh të dilte në Shkodër dhe në Detin Adriatik për ta ndarë Bosnjën dhe Hercegovinën nga Porta e Lartë. Konti i Badenit ftoi ballkanasit për t’u bashkuar me ushtrinë e tij.
Në to u përfshinë serbë, bullgarë, grekë dhe shqiptarë. Në afërsi të Nishit u zhvillua një betejë e ashpër (24 shtator 1689), të cilën e fituan e austriakët. Osmanët lanë në fushë-betejë 10 000 të vrarë. Pas kësaj fitoreje, austriakët u nda në dy pjesë: e para e komanduar nga konti i Badenit, u nis drejtë Vidinit (Bullgari), kurse e dyta me gjeneral Pikolominin në krye, u nis për në Kosovë, ku u mirëprit nga shqiptarët. Shqiptarët ishin gati të pranonin mbrojtjen e perandorit austriak. Të njëjtin gjë bënë edhe shqiptarët e Kelmendi.[10]
Kur Pikolomini hyri në Prishtinë, 6 000 shqiptarë ortodoksë (Albanensen) u bashkuan me austriakët. Të njëjtën situatë, Pikolomini e ndeshi edhe në Prizren, ku banorët i dolën përpara, duke e pritur me nderime. Rreth 5 000 shqiptarë me kryepeshkopin e tyre, Pjetër Bogdanin, e përshëndetën me breshëri të shtënash. Gjenerali kërkoi nga shqiptarët, që hynin në ushtrinë austriake, t’u bindeshin oficerëve austriakë dhe të mbanin armët, ndërsa të tjerët duhej të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Burimet austriake, angleze e papale pohojnë se pranë Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarë. Sipas llogaritjes, 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.[11]
Shqiptarë të tjerë të palidhur me ushtrinë austriake vazhdonin kryengritjen. Kur forcat austriake hynë në Prizren, 3 000 kryengritës shqiptarë morën Pejën. Sapo gjeneral Pikolomini kaloi në Shkup (25 tetor 1689), shqiptarët shprehën gatishmërinë për të hyrë nën mbrojtjen e austriakëve. Një grup kryengritës u nis drejt Tetovës për ta spastruar zonën nga forcat osmane, që ndeshën në qëndresë në Kaçanik. Ndërkohë, në Prishtinë hynë forca tatare nga Krimea, por që do të thyheshin nga shqiptarët e Prishtinës.[6]
Sipas burimeve osmane, me austriakët ishin bashkuar Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuçiterna, Kosova (Bellasica), Jenipazari, Mitrovica, Shkupi, Çiçaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj.
Pas vdekjes së gjeneral Pikolominit në nëntor 1689, qëndrimi i shqiptarëve ndryshoi për disa shkaqe. Në radhë të parë, qëndrimi i pasardhësve të Pikolominit dhe oficerëve të tjerë austriakë. Ata filluan t’i trajtojnë keq shqiptarët. Duka i Holshtajnit në fillim i pa shqiptarët me shpërfillje dhe zili, duke u sjell ashpër me ta. Në Prizren u përpoq ti çarmatoste shqiptarët, kurse në Lumë, urdhëroi djegien e disa fshatrave. Edhe komandantë të tjerë vepruan keq me shqiptarët. Kur këta të fundit zemëroheshin për padrejtësitë e tyre, duke kërkuar drejtësi, keqtrajtoheshin me përçmim dhe me fyerje të padurueshme nga komanda ushtarake.
Së dyti, austriakët nuk i mbajtën premtimet e bëra ndaj shqiptarëve. Fillimisht ata premtuan t’u lehtësonin barrën e detyrimeve, por ky premtim mbeti në letër. Së treti vdekja e arkipeshkvit të Shqipërisë, Pjetër Bogdanit, ndikoi negativisht, pasi ai ishte përpjekur disa herë për ti zbutur pakënaqësitë e shqiptarëve.[12] Megjithatë, mjaft shqiptarë vazhduan t’i mbeten besnikë qeverisë austriake dhe morën pjesë në disa beteja. Shtrirja e kryengritjes e shqetësoi Portën e Lartë, e cila më 1 dhjetor 1689 njoftonte se në rast se do të vazhdojë kjo kryengritje e arbërve, i gjithë vendi do të rrënohej deri në Durrës madje, ndoshta edhe Greqia do të pësojë shumë dëme, sepse kudo shtetasit po çohen në kryengritje.[6]
Një tjetër vatër kryengritjeje ishte Luma. Mjaft banorë të kësaj krahine ishin bashkuar me austriakët, duke dhënë një tribut si dëshmi e besnikërisë. Por, përballë forcave të shumta të komanduara nga Mahmut Pasha, lumianët ulën armët dhe pranuan amnistinë e qeveritarit osman. Zjarri i kryengritjes ishte shtrirë edhe në Rozhajë, ku shqiptarët e kësaj krahine u bashkuan me austriakët. Kundër tyre, në krye të forcave të shumta ushtarake, erdhi beu i Filipopolit. Pas një bombardimi të ashpër, kryengritësit e Rozhajës, pranuan kërkesën e faljes që u parashtroi beu osman. Gjendja e ushtrisë austriake dhe e kryengritësve shqiptarë u keqësua me emërimin e Vezirit të Madh, shqiptarit Mustafa pashë Kypryliut, si kryekomandant i ushtrisë.
Ushtria osmane përbëhej nga forca të khanit të Krimesë, të bejlerbeut të Rumelisë dhe të sanxhakbejlerëve të trevave shqiptare. Në fillim, forcat osmane iu drejtuan Karposhit, që vepronte si kryengritës, të cilin e kapën, e ngulën në hu dhe e hodhën në Vardar. Forcat austriake dhe kryengritësit shqiptarë u tërhoqën në Kaçanik. Duka i Holshtajnit u detyrua të organizonte një këshill ushtarak, i cili vendosi t’u bënte thirrje shqiptarëve që kishin qenë pranë Pikolominit, megjithëse vonë. Prapë, shqiptarët, besnikë të austriakëve, morën pjesë në luftën me tartarët e khanit të Krimesë.
Në fillim ra Prishtina, më vonë Prizreni dhe Peja. Shkalla e kërcënimit së kryengritjes shqiptare u duk edhe në dhunën e egër osmane. Pas betejës së Kosovës, osmanët kryen mizori të papara, duke djegur fshatra të panumërta, duke shkretuar vendin, duke vrarë barbarisht ata banorë të mjerë, vetëm sepse i kishin shfaqur bindje dhe kishin ndihmuar ushtrisë gjermanike.
Duke parë potencialin ushtarak të shqiptarëve dhe gatishmërinë e tyre, Thoma Raspasari, vikar françeskan për Shqipërinë, e këshilloi perandorin austriak të shpërndante diploma perandorake, drejtuar popujve të Ballkanit, ku t’u premtohej njohja e të gjitha privilegjeve, njohja e krerëve të tyre, zgjedhja e lirë e vojvodëve (komandantëve ushtarakë), ushtrimi i lirë i fesë, përjashtimi nga detyrimet dhe nga pagesat në të holla. Me këto kushte shqiptarët do të ngriheshin me armë në dorë përkrah austriakëve.
Perandori austriak, Leopoldi I në bazë të këtij propozimi, duke pasur parasysh edhe ndihmesën e mëparshme të shqiptarëve, më 6 prill 1690, lëshoi një thirrje drejtuar popujve të Ballkanit, në të cilën në krye radhiteshin shqiptarët dhe u kërkonte që të rroknin armët kundër osmanëve. Si shpërblim u premtonte pak a shumë propozimet e Tomë Raspasarit, një qeverisje lokale autonome nëpërmjet vojvodëve të zgjedhur. Shqiptarët shprehën menjëherë dëshirën për të bashkëpunuar me austriakët.
Sipas një letre nga Nishi të 22 prillit 1690 thuhej se arbrit i kanë çuar fjalë gjeneral Veteranit se përherë janë perandorakë të mirë, se nuk presin veçse ardhjen e ushtrisë sonë për t’u bashkuar kundër turqve e tartarve. Megjithë këtë gatishmëri, një kryengritje e dytë e shqiptarëve nuk u organizua. Me sa duket qeveria austriake nuk dëshironte ta vazhdonte luftën, prandaj ajo nuk pranoi as propozimin e Veteranit që ta mbështeste me mjete financiare për të krijuar një ushtri me shqiptarë.
Në këto kushte, Veterani u largua nga Nishi, ndërsa shqiptarët mbeten vetëm përballë ushtrisë osmane: Mahmut Pasha, siç thuhej në dokumentet e kohës, ndërmori një fushatë ndëshkimore kundër Surrojit, Gashit e Krasniqes, vende që në mënyrë të patundur kanë mbajtur besën ndaj madhërisë perandorake, duke mos pranuar kurrë miqësinë turke, ndonëse shumë herë janë joshur me premtime e kërcënime prej atij (pashës).
Me ushtrinë austriake u larguan nga Serbia e Kosova shumë kryengritës, besnikë të Austrisë. Mbi këtë fakt u ngrit teza e historiografisë serbe mbi të ashtuquajturën shpërngulje të madhe të serbëve nga Kosova dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarët. Është e vërtetë se midis atyre që u tërhoqën së bashku me ushtrinë austriake ishte patriarku i Pejës, Arsen III Cërnojeviçi, së bashku me disa murgjër, që nëpërmjet Jenipazarit e Studenicës, u vendos në Panoni. Por serbët që u larguan me të nuk ishin aq të shumtë në numër sa të bëhet fjalë për një shpërngulje të madhe të tyre nga Kosova në ato vite.[6]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pjetër Bogdani
- Pjetër Budi
- Kryengritjet shqiptare të shekullit të XVI
- Kryengritjet shqiptare të shekujve të XVII-XVIII
- Kryengritjet shqiptare në vitet 1680
- Kryengritja e Bogdanit
- Luftërat osmane në Evropë
- Kryengritja e Himarës (1472)
- Kuvendi i Matit
- Kuvendi i Dukagjinit
- Kuvendet ballkanike
- Kuvendi Kishtar i Arbërit
- Kuvendi i Kuçit
- Luftërat turko-veneciane
- Lufta Osmano-Venedikase (1570-1573)
- Frankokracia
- Shteti i Detit
- Lufta e Madhe Turke
- Shkolla dhe arsimi në tokat shqiptare (shek. XVI-XVII)
- Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII
- Kryengritja antiosmane e vitit 1689 në vilajetin e Rumelisë
- Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIX
- Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit XVIII-XIX
- Historia e luftërave Ruso-Turke
- Armada Spanjolle
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Lufta e Madhe Veriore
- Shqipëria Osmane
- Sanxhaku i Arbërit
- Kryengritja Arbërore (1432-1436)
- Arbëria Venedikase
- Pashallëqet shqiptare
- Rilindja Kombëtare Shqiptare
- Kriza Lindore dhe Shqipëria
- Kriza lindore dhe lëvizja shqiptare
- Shqipëria në fillim të Krizës Lindore (1875-1876)
- Kriza Lindore
- Shkaqet për shpërthimin e Krizës Lindore
- Lufta e Krimesë
- Konferenca e Stambollit
- Konferenca e Berlinit
- Traktati i Berlinit (1878)
- Kongresi i Berlinit
- Traktati i Shën Stefanit
- Lufta Ruso-Turke (1877-1878)
- Perandoria Osmane në shek. XIX-XX
- Lidhja e Prizrenit
- Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
- Konferenca e Londrës (1912–1913)
- Shpërbërja e Perandorisë Osmane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kosova ist Wiege der Albaner" [Kosova është djepi i shqiptarëve]. FOKUSI (në gjermanisht). Zyrih, Zvicër. 15 prill 1998.
- ↑ Bashkim Iseni (2008). La question nationale en Europe du Sud-este: Genèse, émergence et développement de l’identité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine (në frëngjisht). Peter Lang. ISBN 978-3-03911-320-0. OCLC 269329200.
- ↑ Peter R. Prifti (2005). Unfinished Portrait of a Country (në anglisht). East European Monographs. ISBN 978-088033558-4.
- ↑ Noel Malcolm (1998). Kosovo – A Short History (në anglisht). Macmillan. fq. 139–162. ISBN 978-033366612-8.
- ↑ Yll Rugova (2024). "Dokumente e materiale: Letra dhe relacione nga fushata habsburgase e vitit 1689". Studime Historike. 61 (1): 217–241. doi:10.61773/1ANA2798.
- 1 2 3 4 5 6 Noel Malcolm (2020). "7. The 'Great Migration' of the Serbs from Kosovo (1690): History, Myth and Ideology". Rebels, Believers, Survivors: Studies in the History of the Albanians (në anglisht). Oxford University Press. fq. 128–148. ISBN 978-0-19-885729-7.
- ↑ Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 54-56. ISBN 978-081086188-6.
- ↑ Bashkim Iseni (2008). La question nationale en Europe du Sud-este: Genèse, émergence et développement de l’identité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine (në frëngjisht). Peter Lang. ISBN 978-3-03911-320-0. OCLC 269329200.
- ↑ Peter R. Prifti (2005). Unfinished Portrait of a Country (në anglisht). East European Monographs. ISBN 978-088033558-4.
- ↑ Noel Malcolm (1998). Kosovo – A Short History (në anglisht). Macmillan. fq. 139–162. ISBN 978-033366612-8.
- ↑ Yll Rugova (2024). "Dokumente e materiale: Letra dhe relacione nga fushata habsburgase e vitit 1689". Studime Historike. 61 (1): 217–241. doi:10.61773/1ANA2798.
- ↑ Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 54-56. ISBN 978-081086188-6.
- Articles with excerpts
- Pages using div col with small parameter
- Historia e Perandorisë Osmane
- Shekulli XVII në Ballkan
- Shekulli XVII në Evropë
- Shekulli XVII në Perandorinë Osmane
- Shqipëria osmane
- Vitet 1680 në Ballkan
- Vitet 1680 në Evropë
- Vitet 1680 në Perandorinë Osmane
- Historia e Ballkanit
- Rebelime në Ballkan
- Shekulli XVII në Shqipëri
- Kryengritës shqiptarë të Perandorisë Osmane
- Çështja shqiptare
- Rebelime shqiptare
- Historia e Shqipërisë
- Periudha e hershme moderne