Jump to content

Ksilema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ky ind përbehet nga qeliza të vdekura, të quajtura ene, që të rritura kanë formë të zgjatuar dhe nur të shpeshte, pak a shumë të drurezuar.

Qelizat e drurit shpjegojnë funksionimin e tyre vetëm nëpërmjet murit ; brendia e qelizës është e mbushur me ujë dhe tretësira. Formohet kështu një farë tubi, i ndërprere nga mure transversale të afruara, sipas tipit të drurit. Meqë uji ngjitet jo me shtytje nga poshtë por me thithje nga lart është e nevojshme që muret e enëve të forcohen me linjine, për të shmangur që muret të copëtohen dhe enët të mbyllen. Drurezimi mund ti përkasë vetëm një pjesë të mureve gjatësore. Ka dhe ene me mure pjesërisht të drurezuar : ene unazore, spiralore, unazo-spiralore ; ose ene shume te drurezuara kur drurezimi i përket pjesës më të madhe të murit ; ene rrjetësore, skalare dhe pikësore. Pjesët pak të drurezuara janë tipike për organet e padiferencuara krejtësisht, pjesa e padrurezuar e murit i lejon enës të zgjatet duke shoqëruar rritjen e organit. Por muret e tyre janë shpesh jo shumë të forta dhe kur përfundon rritja shtypen dhe nuk funksionojnë me.

Enët me mure shumë të drurezura janë tipike për organet e rritura që nuk diferencohen me. Në enët pikësore i gjithë muri është i drurezuar përvec disa pikave. Tek koniferët gjendet një pikësim i veçante që quhet pikësim hapësinor. Ky karakterizohet nga një shpeshtim suberine në pjesën qendrore të membranës së pikësimit dhe nga një ngritje në formë kupolë në murin dytësor, me qendrën e së cilës gjendet një hapje që quhet pore. Ky lloj pikësimi funksionin si valvul në kushte normalë.

Ekzistojnë dy lloje enësh : trakeidet ose enët e mbyllura dhe traketë ose enët e hapura. Lloji i parë përbehet nga elemente të zgjatur, jo më shumë se 1 mm, në forme gjepi. Lloji i dytë përbehet nga elemente të zgjatur të mbivendosur, të cilët kanë thithur tërësisht ose pjesërisht murin transversal. Kështu formohet një tub me gjatësi 8-15 cm, që në disa liane mund të arrijë edhe 1 m. Traketë kanë diametër më të madh së trakeidet. Druri është një idn kompleks ku bëjnë pjesë edhe qelizat parenkimatike dhe fibrat. Druri i gimneospermeve është i përberë më shumë nga trakeide. Druri i angiospermeve përbehet nga shumë trakë por edhe nga trakeide.