Jump to content

Kudret Kokoshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kudret Kokoshi lindi në Vlorë, më 18 shtator 1908. Arsimin e mesëm dhe të lartën për Drejtësi i kreu, po atje dhe fitoi gradën doktor i shkencave juridike. Kishte pasion letërsinë dhe kreu edhe këtë fakultet. Po kështu, krahas gjuhës italiane që e zotëronte dhe njihte në mënyrë të shkëlqyer, ai përvetësoi edhe disa gjuhë të tjera të huaja. Udhët i kishte të hapura për të bërë karrierë në perëndim, po zëri i atdheut e thërriste dhe në moshën 26-vjeçare në vitin 1934 u kthye të shërbente në atdheun e tij.

Aktiviteti patriotik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1934, ushtroi detyrën e avokatit në Vlorë.
  2. 1936 emërohet ndihmës gjyqtar në Bilisht dhe Pogradec.
  3. 1939, u emërua gjykatës në Korçë, më pas në Shkodër dhe Tiranë.
  4. 1941, u emërua Kryeprokuror në Prizren, në atë kohë kur bashkimi i Shqipërisë me Kosovën ishte bërë një realitet.
  5. 28 nëntor 1942, e gjejmë në udhëheqje të demonstratës antifashiste në Prizren ku u përlesh me forcat fashiste dhe u plagos.
  6. Sapo filloi Lëvizja Antifashiste, ai u angazhua që në fillimet e saj dhe në vitin 1943, është një nga eksponentët e Ballit Kombëtar në Vlorë.
  7. gusht 1943, është pjesëmarrës në Konferenca e Mukjes, ku u vendos bashkimi i shqiptarëve në luftë kundër nazifashizmit.
  8. 7 mars të vitit 1944, u zgjodh kryetar i Komitetit të Rinisë Intelektuale të Kosovës, ku anëtar ishte edhe patrioti Selman Riza. Komiteti ishte forum i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryetar ishte Bedri Pejani, formuar në shtator 1943.
  9. maj të vitit 1944, për këtë aktivitet antifashist, ndërsa ishte duke ushtruar veprimtarinë për forcimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe luftën kundër bishës nazifashiste, u arrestua nga Gestapua gjermane dhe u internua fillimit në Prishtinë dhe më pas në kampin shfarosës Mathauzen.
  10. Nga kampet e përqendrimit nazist u lirua në dhjetor 1944, u kurua nga sëmundjet në GracAustrisë dhe me gjithë se ju propozua të bënte karrierë në perëndim, ai ashtu si në vitin 1934, preferoi të kthehej në atdhe dhe t`i shërbente atdheut të tij.

Sapo erdhi në Shqipëri, më 5 qershor 1945, komunistët e arrestuan dhe e dënuan me vdekje si udhëheqës i Ballit Kombëtar.

  1. Me vendimin e datës 1 tetor 1945, dënimi ju kthye në 25 vjet.
  2. Vuajti dënimin në burgun e Burrelit dhe u lirua më 25 dhjetor 1964, pas plot 19 vjetëve. Kudret Kokoshi ndërroi jetë më 26 prill 1991 i lumtur, sepse pa të realizuar ëndrrën e tij për përmbysjen e diktaturës komuniste, prej së cilës populli shqiptar vuajti për 46 vjet.

Lidhe të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]