Kujtesa e jashtme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hard Disk

Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hierarkia e Memories

Edhe pse në dukje të thjeshtë, në koncept memoria e kompjuterit ekspozon ndoshta rangun më të gjerë të tipit,teknologjisë ,organizimit të përformancës ,dhe koston e çdo funksioni të një sistemi kompjuterikë. Memoria e jashtme paraqet pjesën e fundit të hierarkisë së sistemit të memories. Në memorien e jashtme bëjnë pjesë:

  • Disqet Magnetike
  • RAID Memoriet[1]
  • Memoriet Optike
  • Shiritat Magnetikë

Disqet Magnetike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disku ka formë rrethore të pjates,i ndërtuar nga substrati i cili është i mbuluar nga një material i magnetizueshëm(Oksid i Hekurit).Më herët substrati ka qenë i mbuluar me alumin ,ndërsa sot është i pranishëm substrati i mbuluar me qelq sepse përcjelle në vete përfitime siç janë:

  • Njëtrajtshmëria e përmirësuar e sipërfaqës(Rritë besueshmërinë)
  • Zvoglimi i defekteve sipërfaqësore
  • Më pak gabime të leximit/shkrimit
  • Lartësia më e ulët e ‘fluturimit’
  • Cilësi më të mira mekanike

Mekanizmi i leximit dhe shkrimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mekanizmi per shkrim/lexim

Regjistrimi dhe marrja e të dhënave në disk bëhet përmes një spiraleje të quajtur Koka.Në shumë sisteme ekzistojnë dy koka ,koka për lexim dhe koka për shkrim.Mekanizmi për shkrim shfrytëzon faktin se energjia që rrjedh në spirale prodhon fushë magnetike ,ndërsa mekanizmi për lexim shfrytëzon faktin se një fushë magnetike lëviz relativisht drejt një bobine që prodhonn rrymë elektrike.

Organizimi i të dhënave dhe formatizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizimi i diskut

Koka është një paisje relativisht e vogël e aftë për të shkruar dhe lexuar në pjesë të caktuar të diskut.Kjo ndikon në organizimin e të dhënave në unazat kocentrike të quajtura trase(Tracks).Trasetë janë të ndara në sektore ,kështu që të dhënat transferohen në dhe përmes diskut në sektore .Në sistemet bashkëkohore ,sektoret me gjatësi fikse janë perdorur me 512 bajta ,duke qenë gati madhësi universale e sektorit.Informacionet shtesë që nuk janë në dispozicion të perdoruesit shënojnë traset dhe sektorët.

Karakteristikat fizike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komponentet e diskut

Karakteristikat fizike të sistemit të diskut janë:

  • Koka
  1. Fikse(një per trase)
  2. Lëvizëse(një për anë të pllakes)
  • Lëvizshmëria e Diskut
  1. Disqe të ç'vendosshme
  2. Disqe fikse
  • Anët
  1. Një-anëshe
  2. Dy-anëshe
  • Pllaka
  1. Një pllakë
  2. Dy pllaka
  • Mekanizmi i Kokës
  1. Me kontakt
  2. Me boshëllëk të fiksuar
  3. Me boshëllëk aerodinamik

RAID Memoriet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpejtësia e qasjes në të dhëna në memoriet sekondare është shumë herë më e vogël se sa shpejtësia e procesorit dhe e memories kryesore.Kjo diskrepancë e ulë shumë përformacën e kompjuterit.Për të ulur diskrepancën :
-Shfrytëzimi i disa disqeve paralele
-Ka variante të ndryshme të organizimit të disqeve
-Qëllimi:rritja e shpejtësisë dhe sigurisë Kontributi unik i propozimit RAID është për të trajtuar në mënyrë efektive nevojën për redudance[2].Në përdorim janë 7 nivele (0 deri 6).

RAID 0[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RAID 0

Ky nivel nuk është një antarë i vërtet i familjes RAID sepse nuk e përfshinë redudancën për të rritur përformancën.Përdoruesi dhe sistemi i të dhënave janë të ndarë nëpër tërë diskun në blloqe.Kjo e ka një avantazh mbi përdorimin e një disku të vetëm të madh.Kështu nëse dy kërkesa të ndryshme në I/O[3] janë duke pritur për dy blloqe të ndryshme të të dhënave ,atëherë ka një shancë të mirë se blloqet e kërkuara janë në disqe të ndryshme,kështu që të dy kërkesat mund të lëshohen paralelisht dhe në këtë mënyrë do të reduktohet vonesa.

RAID 1[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RAID 1

Në RAID 1 redudanca është arritur.RAID 1 ka këto aspekte pozitive të organizimit :

  • Kërkesa për të lexuar mund të ofrohet nga secila prej dy diqeve që përmbanë të dhënen e kërkuar,cilado që përfshin minimumin e kohës dhe rrotullimin latente.
  • Kërkesa për të shkruar kërkon që të dy shiritat përkatëse të përditësohen,por kjo mund të bëhet në mënyrë paralele.
  • Rikthimi nga një dështim është i thjeshtë .Kur një makinë dështon ,të dhënave mund të ju qasemi nga makina e dytë.

Aspekti negativ ështe kostoja ,ajo kërkon dy herë hapësirë në disk ,të diskut logjik që ajo mbështetet.

RAID 2 dhe RAID 3[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nivelet RAID 2 dhe 3 përdorin teknikën për qasje paralele.Në një qasje paralele në blloqe,të gjithë disqet antare marrin pjesë në ekzekutimin e çdo kërkese I/O. RAID 2 do të ishte një zgjidhje efektive në një mjedis që ndodhin shumë gabime.Dallimi i RAID 3 është se kërkon vetëm një disk të tepërt ,pa marrë parasysh sa i madh është blloku i disqeve.RAID 3 mund të arrijë norma shumë të larta të transferimit të të dhënave .

RAID 4,5 dhe 6[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nivelet e RAID nga 4 deri në 6 përdorin një teknikë të pavarur qasje.Në një grup te pavarur të blloqeve të qasura ,secili disk antarë vepron në mënyrë të pavarur,kështu që kërkesat e ndara nga I/O mund të i ndajnë në mënyre paralele.Përparësia e RAID 6 është se ajo siguron disponueshmërinë jashtëzakonisht të lartë të të dhënave.

Memoriet Optike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Produktet e Disqeve Optike janë :

  • CD(Compact Disk)
  • CD-ROM(Compact Disk Read-Only Memoria)
  • CD-R (CD Recordable)
  • CD-RW(CD Rewritable)
  • DVD(Digitale Versatile Disk)
  • DVD-R(DVD Recordable)
  • DVD-RW(DVD Rewritable)
  • Blue-Ray DVD

CD dhe CD-ROM[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

CD-ROM

Të dy CD audio dhe CD-ROM ndajnë teknologji të ngjajshme.Dallimi kryesore është se CD-ROM paisja është më e fortë dhe kanë paisje për korrigjimin e gabimeve ,për ti siguruar të dhënat që të transferohen nga disku në kompjuter.Të dy disqet janë bërë në të njëjtën mënyrë nga një rrëshirë e polikarbonatit.Informacioni në një CD ose CD-ROM merret nga një laser me fuqi jo të madhe i vendosur ne paisjen optike.Të dhënat organizohen në një spirale të vetme ,duke filluar në afërsi të qendrës dhe duke dal në pjesën e jashtme të diskut. Kapaciteti i CD-ROM është rreth 680 MB.
Krahasuar me diqet magnetike ,CD-ROM ka këto përparësi:

  • Disku optik së bashku me informacionin e ruajtur mund të perseriten gjë që nuk kushton ndryshe nga disku magnetik
  • Disku është i c'vendosshëm, duke lejuar diskun të përdoret për ruajtje të gjata.Shumica e disqeve magnetike janë statike

Mangësitë e CD-ROM janë:

  • Është vetëm për lexim ,dhe nuk mund të rifreskohet
  • Ka një qasje shumë më të gjatë se ajo e disqeve magnetike

DVD[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

DVD-ROM

DVD ka arritur te zëvendësojë videokaseta (VCR)[4],dhe më e rëndësishmja të zëvendësojë CD-ROM në kompjuterët personal dhe në servera.DVD me kapacitetin e madh të ruajtjes dhe me cilësi të gjalla ,lojrat PC[5] janë bërë më realistike dhe janë përfshirë shumë video arsimore,kështu që materiali pastaj është inkorporuar në Web faqet.
Kapaciteti i DVD dallon nga ai i CD për shkak të këtyre ndryshimeve :

  • Bitat janë me afër në një DVD.Rritja shtatë-fish në kapacitet rreth 4.7 GB
  • Dyfishimi i kapacitetit në pothuajse 8.5 GB
  • Rritja e kapacitetit në 17 GB

Shiritat Magnetikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiriti magnetik

Përdorin të njëjtin lexim dhe teknike të regjistrimit si sistem i .Mediumi është poliestër fleksibil(e ngjajshme sic e përdorim në veshje),kaseta të veshura me material të magnetizueshëm.,dhe mund të përmbaj grimca të metaleve të pastërta.Gjerësia e shiritit mund të nga 0.38 cm për në 1.27 cm. Regjistrimi i të dhënave i referohet paralel.Shumica e sistemeve moderne në vend që të përdorin regjistrimin në të cilin të dhënat janë të paraqitura në sekuenca të bitave sikur te disqet magnetike. Si në disqe të dhenat janë lexuar dhe shkruar në blloqe,të quajtura të dhënat fizike në shirita. Teknika tipike e regjistrimit është regjistrimi serpentinë.Në këtë teknikë kur të dhënat janë u regjistruar ,bitat e parë të incizuar regjistrohen përgjatë tërë gjatësisë së shiritit. Shiriti magnetike është paisje me qasje sekuenciale ,kështu që nëse udhëheqesi është i pozicionuar në rekordin 1 atëherë për të lexuar rekordin N ,është e nevojshme për tu lexuar të dhënat fizike nga 1 deri ne N-1.Shiriti magnetike ishte lloji i parë i kujtesës së mesme.Ajo ende është përdorur pasi ka kosto të ulët ,dhe është antari me i ngadalshëm i hierarkisë së memorieve.

Sqarimet/Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Redundant Array of Independent Disks (Blloqet redudante të disqeve të pavarur)
  2. ^ Duplikim i të dhënave
  3. ^ Input-Output(Paisjet hyrëse-dalëse)
  4. ^ Video Cassette Recording
  5. ^ Personal Computer(Kompjuterët Personal)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Stallings, William. Computer Organization and Architecture (bot. 8th). fq. 184–217. {{cite book}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Zana

(diskutimet) 6 qershor 2014 23:41 (CEST)