Shko te përmbajtja

Kujtim Beqiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kujtim Beqiri (Velça, 23 shkurt 1916 - Maliq, 22 nëntor 1946) ka qenë inxhinier shqiptar, për shkak se qe drejtori përgjegjës për tharjen e kënetës së Maliqit, iu sajua akuza si sabotator, arsye për të cilën u pushkatua.[1] Është shpallur “Dëshmor i Demokracisë”.

Beqiri ka lindur në fshatin Velçë të Vlorës më 23 shkurt 1916. Në vitin 1932 përfundon shkollën teknike ndërsa në vitin 1940 përfundon me medalje të artë studimet për inxhinieri civile në Universitetin e Vjenës.[2]

Në korrik të 1946-ës emërohet drejtor për tharjen e Kënetës së Maliqit.

  1. Qazimi, Azem, red. (2012). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist (A-Ç) (PDF). Vëll. 1. Tiranë: ISKK. fq. 172. ISBN 9789928168016. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 23 janar 2022.
  2. "Kujtim Beqiri". kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri. 2017-12-28. Marrë më 2025-09-03.