Kulla e Currit
Pamja
| Kulla e Currit | |
|---|---|
| Lloji | Arkitekturore |
| Vendndodhja | Gjakovë, Kosovë |
| Ndërtuar | Shek. XVII |
| Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Nr. i referencës | 3528 |
Kulla e Currit është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".
Është shtëpi tradicionale e familjes Curri e ndërtuar në fillim të shek. 19 me mure të trasha prej guri dhe tulla nga argjila. Në këtë shtëpi kanë jetuar patrioti dhe heroi kombëtar Bajram Curri dhe kryetari i parë shqiptar i Gjakovës Qazim Curri, i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Shtëpia shquhet për vlerat artistike të tavanit nga druri të odës së burrave e cila ndodhet në katin e dytë të shtëpisë.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pamje ajrore e objektit me rrethinë
- Muri ballor me tulla të pjekura dhe gurë
- Rruga në të cilën është e vendosur kulla
- Pamje e odës së burrave me tavanin e punuar
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
| Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |