Jump to content

Kur shembeshin themelet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kur shembeshin themelet
AutorQemal Lame
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
TemaKujtime
BotoiOnufri

Kur shembeshin themelet është libër memoaristik i autorit Qemal Lame, botuar në vitin 2014, i cili tregon vitin e fundit të komunizmit në Shqipëri. Titulli është referencë për veprën e Enver Hoxhës titulluar Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re.

Është një dëshmi e vitit të fundit të regjimit komunist, e panikut, tmerrit dhe çoroditjes së një kaste në prag të rënies së saj. Siç ka pohuar vetë ish-kryehetuesi, burimet dokumentare të librit, përveç ditarit të përditshëm të punës së tij, përfshijnë dokumente autentike të Hetuesisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror të PPSH-së, Kuvendit dhe Presidiumit të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës, të cilat ndodhen tani në Arkivin Qendror të Shtetit. Libri “Kur shembeshin themelet” i Qemal Lames, siç e tregon dhe vetë titulli, është një antinom, një përmbysje e asaj çka përshkruan diktatori shqiptar.[1]

  1. ^ Fjala (2020). "Historia ndryshe në tre librat e shkruar nga Qemal Lame". Fjala.al. Marrë më 20 shtator 2020.