Qemal Lame
Qemal Lame (Elbasan, 1949) është publicist shqiptar, autor i disa librave memoaristikë për periudhën e komunizmit. Në vitet 1982-1992 shërbeu si Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lindur në Elbasan, më 11 shtator 1949.Ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doktor i Shkencave Juridike, Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1982-1992 shërbeu si Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë. U shkarkua në vitin 1992. Është studiues, analist, opinionist, publicist, autor i disa monografive, teksteve dhe librave. Aktualisht jeton në Gjermani, ku ka marrë azil politik dhe i është dhënë shtetësia gjermane.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2014 botoi librin Kur shembeshin themelet duke rrëfyer për vitin e fundit të komunizmit në Shqipëri.
Në vitin 2020 Lame botoi librin Dritëhijet e kohës ku dëshmon për përndjekjen e Kadaresë në vitet 1982-1983. Lame tregon që më 24 shtator 1982 në mbrëmje ka marrë një telefonatë nga Enver Hoxha ku i dha urdhrin për arrestimin e Kadaresë: "Të arrestohet! Mos veproni menjëherë! Do ta diskutojmë!" [1] Tre ditë më vonë, me 27 shtator 1982, në ora 18:00, në një mbledhje të kupolës së lartë komuniste të Shqipërisë, ku Lame qe i pranishëm bashkë me Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain, sipas Lames, Enver Hoxha ka shpërthyer kundër Kadaresë: [2].
»[...]Të arrestohet ai Kadareja! Të bisedojmë e të vendosim për këtë qelbësirë. Boll ka livadhisur. I është rritur shumë mendja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në h... të gomerëve!? [...] I ka ardhur koha. T’ia përveshim edhe atij[...] Të arrestohet!
Sipas Lames, janë dhënë dy urdhra konkretë nga Enver Hoxha për arrestim, të cilët u anuluan në çastin final të ekzekutimit të tyre. I pari u dha më 1982. [1] Për Kadarenë ishte përgatitur arkivoli, predikimi ligjor në sallën e gjykimit të burgut, ekzekutimi në errësirën e mesnatës, zhdukja që të mos i gjendeshin as eshtrat dhe as një varr për ta kujtuar familjarët, njëlloj si me ish-Kryeministrin.[3] Në vitin 1983 në kupolën komuniste shqiptare erdhi prapë në rend të ditës arrestimi i Kadaresë por urdhri prapë u anulua.[1] Sipas Lames, arrestimi i Kadaresë u la për më vonë.
Lista e veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kur shembeshin themelet, 2014, Onufri, Tiranë, 575 faqe.[4]
- Dritëhijet e kohës, 2020, Neraida, Tiranë.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Qemal Lame (2020-08-11). "'Të arrestohet! Mos veproni menjëherë!', Ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen telefonatat me Enverin e Ramizin për prangosjen e Kadaresë: Kur u dha urdhri, ish-diktatori porositi që…". Marrë më 2020-08-12.
- ^ Qemal Lame (2020-08-12). "Ish-kryehetuesi rrëfen takimin me Enverin dhe urdhrin që i dha për Kadarenë: Të shkojë në hale të gomarëve, deri javën tjetër…". Marrë më 2020-08-12.
- ^ Qemal Lame (2020-08-06). "'Të arrestohet! Mos veproni menjëherë!', Ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen telefonatat me Enverin e Ramizin për prangosjen e Kadaresë: Kur u dha urdhri, ish-diktatori porositi që…". Marrë më 2020-08-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Fjala (2020). "Historia ndryshe në tre librat e shkruar nga Qemal Lame". Fjala.al. Marrë më 20 shtator 2020.