Shko te përmbajtja

Kuvendi Kishtar i Arbërit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lua error te Moduli:Arguments te rreshti 260: table index is nil.

Kuvendi Kishtar i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Pagëzuesit, në fshatin MerqiLezhë, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare, Klementit të XI.[1]

Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vinte në jetë porositë e VatikanitShqipëri, për t’i bërë ballë islamizmit të vazhdueshëm të popullsisë. Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shekullit të XVIII dhe XIX, me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës. Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që në vitin 1706. Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi.[2]

Vendimet e Kuvendit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë kuvend u diskutuan zbatimi i përpiktë i riteve fetare që kishin lidhje me jetën morale dhe materiale, e cila kishte filluar të shthurej jo pak edhe në trevat e Malësisë Shqiptare, të cilat kuvendi i përcakton saktë si në formë dhe vende ku kishin ndodhur, duke vendosur në themel familjen e shëndoshë dhe të shenjtë, që duhej ruajtur sipas parimeve të krishtera. Rikthimi i meshave dhe riteve të tjera fetare në gjuhën shqipe, si dhe plotësimi i regjistrave për të gjithë famulltarët.

U diskutua mbajtja e shkollave shqipe pranë famullive që ekzistonin, por edhe rihapja e atyre që ishin mbyllur, gjithashtu u vendos ringritja e kishave të rrënuara, si dhe u vendos që katolikët të kenë bekimin e kishës vetëm atëherë kur jetojnë në bazë të dokeve e zakoneve shqiptare të miratuar e predikuar prej shekujsh nga doktrina kristiane. Të gjitha këto do të bënin të mundur qëndresën e palëkundur nën pushtuesin mizor otoman, që kërkonte të zhdukte pa mëshirë, jo vetëm grigjën, por edhe farën katolike të shqiptarisë. Fatmirësisht kuvendi e kreu detyrën. Bota e krishterë e njohu dhe e përkrahu Kuvendin e Arbërit të 14 e 15 janarit të vitit 1703.[3]

Më poshtë janë të listuar klerikët që nënshkruan Konçilin e Parë të Arbërisë, mbajtur në Merqi në vitin 1703, nën kryesinë e Shkelqësisë së Tij, Imzot Vincenc Zmajeviq, arqipeshkëv i Tivarit:[4]

  1. Imzot Vincenz Zmajeviq, arqipeshkëv i Tivarit, primat i Serbisë, vizitator apostolik në Shqipëri.
  2. Imzot Pjeter Karagjiku, arqipeshkëv i emëruar i Shkupit.
  3. Imzot Gjergji, Ipeshkëv i Zadrimës.
  4. Imzot Nikollë Vladanji, ipeshkëv i Lezhës.
  5. Imzot Ndue Babi, ipeshkëv i emëruar i Shkodrës.
  6. Imzot Marin Gjini, ipeshkëv i zgjedhur i Pultit.
  7. Atë Fra Egjidi de Arsenta, prefekt apostolik i misioneve t'Arbënisë.
  8. Atë Fra Frano Maria a Lycio, prefekt apostolik i misioneve të Maqedonisë.
  9. Atë Fra Martini nga Gjonima (Gjonmi), i pari i provincës së Fretërve.
  1. "Më 14 e 15 janar 1703 organizohej Kuvendi Kishtar i Arbërit". Radio Vatikani. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016.
  2. Selami Pulaha (2002). "Kreu II: Zhvillimi Politik i Tokave Shqiptare. Kryengritjet e Armatosura (Shek. XVI – Mesi i Shek. XVIII)". përmbledhur nga Petrika Thëngjilli (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. Pjesa e Tretë: Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX. Akademia e Shkencave e ShqipërisëInstituti i Historisë. fq. 560–586. ISBN 99927-1-622-3. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016.
  3. Ndue Bacaj. "Kuvendi i Arbrit i 14-15 janarit të vitit 1703". puka.shqiperia.com. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2014.
  4. "333 vjetë më parë u miratua botimi i dokumenteve të Koncilit I të Arbnit". Radio Vatikani. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016.