Jump to content

Kuvendi i Komunës së Prizrenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kuvendi komunal i Prizrenit miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme! Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme.

Funksionet e Kuvendit Komunal

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

11.1 Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statutit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë.

11.2 Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave proceduale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.

11.3 Kuvendi i komunës nuk mund ta bartë përgjegjësinë e vet për vendimet lidhur me:

  • Miratimin e buxhetit;
  • Miratimin e çështjeve të tjera financiare të cilat sipas statutit dhe rregullave të procedurës i janë lënë kuvendit;
  • Kompenzimet për anëtarët e zgjedhur;
  • Raportin vjetor;
  • Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale;
  • Krijimin e komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;
  • Zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
  • Emërimin e kryeshefit ekzekutiv;
  • Emërimin e bordit të drejtorëve;
  • Nivelin e pagesave dhe çmimeve;
  • Krijimin dhe përdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror;
  • Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike;
  • Bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në pajtim me kapitullin 1, neni 3.6.

11.4 Kuvendi komunal mund ta autorizojë ndonjë komitet të kuvendit, kryetarin e komunës ose kryeshefin ekzekutiv për të marrë vendime. Kuvendi i komunës mund t'i revokojë këto autorizime në çdo kohë. Kompetenca e ngarkuar mund të bartet edhe më tej brenda autoritetit të dhënë me këtë Rregullore.

11.5 Vendimi për emërtimin apo riemërtimin e çfarëdo rrugice, rruge apo vendi tjetër publik duhet të miratohet nga më së paku dy të tretat e anëtarëve të kuvendit komunal.[1]

Kryetari i Kuvendit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artan Abrashi

  • Zëvëndës Kryetari-Sencar Karamuço

Kuvendi i Komunës, si komitete të përhershme, formon Komitetin e Politikës dhe të Financave, Komitetin e Komuniteteve, Komisionin e Statutit dhe Komisionin Verifikues të mandatit të anëtarëve.

Kuvendi i Komunës, në çdo kohë sipas nevojës mund të themelojë edhe komitete, komisione, këshilla apo trupa tjera punuese të përhershme apo të përkohshme dhe vendos për kompetencat dhe veprimtaritë e tyre.

Kuvendi i Komunës, në çdo kohë, sipas nevojës mund të themelojë edhe komitete këshillëdhënëse nga qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes

Gjatë caktimit të anëtarëve të komiteteve të përhershme dhe të komiteteve të tjera, Kuvendi i Komunës siguron përfaqësimin e entiteteve politike.

Komitetet e krijuara sipas këtij neni, përpos KPF-së, mund të kenë në radhët e tyre anëtarë që nuk janë anëtarë të Kuvendit të Komunës, por shumica e anëtarëve të komiteteve, patjetër duhet të jenë anëtarë të Kuvendit të Komunës.

Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i çdo komiteti zgjidhet nga mesi I anëtarëve dhe prej vetë anëtarëve të komitetit, përveç rasteve kur me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale apo me këtë Statut kërkohet ndryshe.

Kuvendi i Komunës mund t’i shtojë kompetencat dhe aktivitetet ekëtyre komiteteve të obligueshme, nëse ato nuk janë në kundërshtim me ato të parapara me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale.

Kompetencat dhe aktivitetet e komiteteve tjera, do të jenë ato që do të caktohen me vendimin e Kuvendit të Komunës.

Çdo komitet vendos për kohën e mbajtjes së mbledhjeve në pajtim me rregulloren e punës.

Mbledhja e komitetit caktohet (thirret) nëse kryesuesi i komitetit mendon se kjo është e nevojshme ose me kërkesën me shkrim të së paku një të tretës së anëtarëve të tij.[2]

Në kuadër të Asamblesë Komunale,pjesë përbërëse janë edhe Komitetet si ;

  • Komiteti për Politikë dhe Financa
  • Komiteti për komunitete
  • Komiteti për Siguri në Bashkësi
  • Komiteti për persona me aftësi të kufizuara
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2017. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2017. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)