Kërkesa
Kërkesa në ekonomi paraqet sasinë e një të mire materiale për të cilën klientët janë të gatshëm dhe të aftë ta blejnë në çmime të ndryshme gjatë një kohe të dhënë. Marrëdhënia mes çmimit dhe sasisë së kërkuar quhet gjithashtu lakorja e kërkesës. Teoria ekonomike supozon që në tregun e lirë kërkesa dhe oferta do të ekuilibrohen dhe do të përcaktojnë nivelin e çmimit.
Në aspektin makroekonomik shqyrtohet kërkesa agregate brenda një ekonomie. Kjo paraqet vlerën nominale të shumës së të gjitha kërkesave brenda asaj ekonomie.
Faktorët që e kushtëzojnë kërkesën për të mira materiale janë :
- Çmimi i të mirës materiale: Marrëdhënia bazë e kërkesës është mes çmimeve të mundshme të një të mire dhe sasive që do të bliheshin për ato çmime. Përgjithësisht marrëdhënia është negative. Kjo do të thotë se një rritje në çmim do të çojë në ulje në sasinë e kërkuar. Hamendësimi i një marrëdhënie negative është i arsyeshëm dhe intuitiv. Për shëmbull, nëse çmimi i një litri qumësht (1L) do të rritej nga 120 L në 240 L ky do të ishte një ndryshim i madh në çmim për të cilin disa konsumatorë nuk do të rrallonin blerjet e produktit, sepse jo vetëm çmimi është i shtrenjtë por edhe i paarsyeshëm.
- Të ardhurat e konsumatoreve: Si rregull, sa më të mëdha të jenë të ardhurat e një konsumatori aq më i prirur është ai për të blerë/shpenzuar para.
- Madhësia e tregut: Kërkesa e tregut për një produkt merret duke shtuar kërkesat e secilit në të tashmen, si dhe konsumatorët e së ardhmes për të mirën në spektrin e çmimeve të saj. Sa më e madhe të jetë baza e konsumatorëve për të mirë, aq më e madhe kërkesa e tregut për të.
- Çmimi i të mirave plotësuese (plotëse): Të mirat kryesore të lidhura janë plotësuesit dhe zëvendësuesit. Një plotësues është një e mirë që përdoret me të mirën kryesore. Shembuj përfshijnë hotdogjet dhe mustardën, birrën dhe kikirikët, automjetet dhe naftën etj. (Plotësit e përkryer funksionojnë si një e mirë e vetme). Nëse çmimi i një plotësi rritet, sasia e kërkuar për të mirën tjetër ulet. Kategoria tjetër e të mirave të ndërlidhura është zëvëndësuesit. Zëvëndësuesit janë mallra që mund të përdoren në vënd të së mirës kryesore. E tillë është psh lidhja mes gjalpit dhe margarinës. Lidhja matematike mes çmimit të zëvëndësuesit dhe kërkesës për të mirën në fjalë është pozitive. Nëse çmimi i zëvëndësuesit ulet, atëherë edhe kërkesa për të mirën kryesore ulet.
- Shija e konsumatorëve: Sa më e madhe dëshira për të patur një të mirë aq më e mundshme është që të blihet ajo. Ka një dallim thelbësor mes dëshirës dhe kërkesës. Dëshira është një matëse e gatishmërisë për të blerë një produkt bazuar në cilësitë e brëndshme. Kërkesa është gatishmëria dhe aftësia për të bërë të mundura dëshirat.
- Faktorë të tjerr relevant
Sipas kësaj mund të konstatojmë se kërkesa për të mirën materiale , është funksion i të gjitha faktorëve të lartepërmendur.
Tipe të ndryshme të kërkesës për të mirat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërkesa negative: Nëse përgjigja e tregut për një produkt është negative, tregon se njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për veçoritë e një shërbimi dhe përfitimet e ofruara. Në rrethana të tilla, njësia e marketingut në një sipërmarrje duhet të kuptojë etnopsiqikën e blerësve potencialë dhe të zbulojë arsyen parësore për refuzimin e shërbimit. Për shëmbull: Nëse pasagjerët refuzojnë thirrjen e shoferit për të hipur në autobuz. Agjencia e udhëtimeve duhet të gjejë një strategji më të mirë për të thithur klientë.
Pakërkesë: Nëse njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm, kanë informacion të pamjaftueshëm për një shërbim ose për shkak të indiferencës së konsumatorëve, mund të lindë ky tip kërkese.
Kërkesa e fjetur:
Kërkesa sezonale: Disa shërbime nuk kanë një kërkesë të qëndrueshme çdo ditë të vitit dhe mund të nevojiten vetëm për një periudhë kohe, si psh hotelet në bregdet.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |